BLUETOOTH

Zbulohet arsyeja pse Kida ka kaluar pushimet me këngëtarin shqiptar

10:10 - 11.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kida është një prej këngëtareve shqiptare më të talentuara. Bukuroshja ka arritur sukses të jashtëzakonshëm, edhe pse në moshë mjaft të re. Mes koncertesh dhe projektesh muzikore mjaft intensive, këto ditë Kida na tregoi se kishte vendosur të pushonte në Turqi dhe në rrjetet sociale ndau me fansat foto dhe video nga vendi luksoz. Ne zbuluam më pas se Kida nuk po i kalonte pushimet vetëm, pasi ishte e shoqëruar nga këngëtari Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana.




Këto pushime nuk ishin vërtetë për t’u relaksuar, por ishin planifikuar për të finalizuar një projekt tejet të veçantë. Dje Kida na zbuloi se së shpejti do të vijë me një bashkëpunim me Ermalin si dhe ka ndarë disa nga pamjet e para të klipit. Komplimentet për këngëtarët nuk kanë qenë të pakta. Fansat mezi po e presim këngën e tyre!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.