DOSSIER

Si ia hodhi Stalinit i biri, me kuriozitete që nuk i keni ditur

14:30 - 23.06.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur Uinston Çërçilli, u paralajmërua nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë, që nëse do të niste Lufta e Dytë Botërore, italianët do të ishin në anën e tyre, britaniku u përgjigj ftohtë: “Kjo është e drejtë, i kishim ata në krah herën e fundit”, shkruan bota.al.




Truri i qenve u bë më i madh, dhe vetë qentë u bënë më të mençur në krahasim me macet, kryesisht pasi ata janë më socialë.

Emri “Aspirin”, ishte fillimisht një markë tregtare, që i përkiste kompanisë farmaceutike gjermane“Bayer”. Por pas humbjes së Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore, kompania u detyrua të heqë dorë nga ky emër, si pjesë e Traktatit të Versajës të vitit 1919.

Në vitin 1881, një grua u shpall e pafajshme për vrasjen e burrit që prishi fejesën mes tyre, duke përdorur “alibinë e histerisë”. Një mjek i tha jurisë se ”çdo grua e virtytshme kur privohet nga virtyti, padyshim që do të çmendet”. Gjykata e liroi brenda 20 minutash.

“Prova” matematikore pse 1+1 bëjnë 2, është argumentuar në një shtjellim plot 372 faqe të gjatë, dhe ajo u vërtetua vetëm në shekullin XX–të.

Aktori i njohur amerikan Ben Aflek, braktisi gjimnazin që frekuentonte, kur mësuesi i tij i letërsisë e talli pasi lexoi një skicë të hershme të skenarit, që më vonë do të bëhej filmi i famshëm “Good WillHunting”.

Uilliam Bening (babai i një ushtari që u vra në Luftën e Koresë), ia dërgoi medaljen e nderit të të biritpresidentit Herri Truman, së bashku me një letër proteste, ku e fajësonte atë për vdekjen e djalit të tij. Si medalja ashtu edhe letra, u gjetën në tryezën e Trumanit, kur ai vdiq 20 vjet më vonë.

Ka dëshmi se njerëzit e lashtë, vriteshin dhe haheshin nga shqiponjat.

Gjatë një testimit bërthamor nëntokësor në Los Alamos të SHBA-së në vitet 1950, shpërthimi i fuqishëm e shkallmoi derën prej çeliku që peshonte mbi 2 tonë, dhe e hodhi atë në atmosferë me një shpejtësi prej 65 km në sekondë. Dera nuk u gjet më kurrë.

Aztekët luftonin me një “Macuahuitl”  – një shpatë druri e veshur me një tehe të mprehta, të bëra prej magmës së ftohur vullkanike. Sipas kronikave nga pushtuesit spanjollë, ajo ishte mjaftueshëm e mprehtë për t’i prerë kokën një njeriu, dhe madje dhe një kali.

Kufiri i 3 miljeve për ujërat ndërkombëtare, u caktua pasi kjo ishte distanca maksimale, që një gjyle topi mund të përshkonte që nga bregu.

Në vitin 1586, një vejushë shtatzënë i shkroi një letër të ndjerë partnerit të saj, që kishte vdekur në moshën 30vjeçare. Letra u gjet e paprekur nga arkeologët në Korenë e Jugut në vitin 1998, pranë trupit të mumifikuar të burrit, së bashku me një palë sandale prej kërpi dhe disa fije floku të gruas.

Kur vrasësi i njohur Karl Panzram u dënua me vdekje, ai nuk pranoi që ky vendim të apelohej. Madje kërcënoi të vriste çdo aktivist, që u përpoq të ndërhynte në emër të tij.

Në vitin 1440, një traktat i shitjes së tokës ndërmjet Papës së Vatikanit dhe Firences, la aksidentalisht jashtë një rrip të vogël toke rreth Kospaias. Njerëzit e zonës, shpallën menjëherë pavarësinë e tyre,dhe qëndruan të pavarur për gati 400 vjet.

Kur i gjithë ekipi i hokejit i Bashkimit Sovjetik, gjeti vdekjen në një aksident ajror në vitin 1950,djali iStalinit, Vasili, e fshehu tragjedinë. Ai e zëvendësoi me shpejtësi të gjithë ekipin, për të shmangur zemërimin e babait të tij. Stalini nuk e vuri re kurrë ndryshimin.

Në vitin 2006, një grua në Uashington deklaroi se kishte dështuar në 4 analiza të ADNsë për të provuar mëmësinë e fëmijëve të saj. Ajo u padit në gjykatë, dhe rrezikoi humbjen e kujdestarisë së tyre. Më vonë, u zbulua se ajo i kishte absorbuar binjaken e saj në mitër, dhe se organet e saj riprodhuese mbartnin ADN të ndryshme, në pjesë të tjera të trupit të saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.