SHËNDET

Mungesa e parave shkakton migrenë

10:55 - 27.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jeni materialistë ose jo, mungesa e parave do t’ju dëmtojë me siguri, së paku kështu thonë ekspertët nga Universiteti i Bostonit. Duke u bazuar në studimin që kryen, ata arritën në përfundimin se problemet financiare janë shkak i stresit, i cili është shkaku i problemeve shëndetësore. Njerëzit që kanë mungesë të parave kanë një prirje më të madhe të përjetojnë sulm në zemër dhe në tru, shkruan “Zëri.info”.




Tensioni në muskujt e kurrizit ndihet nga 65 për qind e njerëzve me vështirësi financiare. Gati 30 për qind e të anketuarve thanë se për shkak të problemeve financiare fituan ulcerën e stomakut, ndërsa vetëm tetë për qind e atyre që nuk brengosën për para kanë probleme të njëjta shëndetësore.

Deri në 44 për qind e njerëzve që janë të stresuar për shkak të mungesës së parave vuajnë nga migrena dhe vetëm 4 për qind e njerëzve pa brengosje të tillë kanë dhimbje të rënda koke.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.