AKTUALITET

Zgjedhje apo votime? Ja si e gjykon Glover procesin e djeshëm

15:47 - 01.07.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Udhëheqësja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR, Audrey Glover ka deklaruar se prej rreth dy muaj OSBE-ODIHR do të shprehet për procesin zgjedhor të 30 qershorit, megjithatë prezantoi raportin paraprak duke dhënë gjykimin e saj mbi disa çështje.




Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve nëse procesi zgjedhor i zhvilluar dje në të gjithë Shqipërinë mund të quhet “votim” apo “zgjedhje”, Glover ia delegoi përgjegjësinë për përcaktimin e këtij koncepti autoriteteve shqiptare.

“Pa e zgjatur shumë do doja të thosha që u takon autoriteteve të këtij vendi se çfarë do të bëhet me këto zgjedhje.

Siç ju thashë në këmi bërë vëzhgimet tona dhe kemi mbajtur shumë shënime, por nuk është detyra jonë. U takon autoriteteve shqiptare të vendosin se çfarë do t’i quajnë këto zgjedhje”, deklaroi ambasadorja Glover.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.