AKTUALITET

Zgjedhjet pa garë, Partia Socialiste merr të gjitha bashkitë

10:14 - 02.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mungesa e konkurrencës zgjedhore, përveç një procesi zgjedhor të qetë, favorizoi edhe një proces numërimi të shpejt dhe pa probleme. Në shumicën dërmuese të bashkive të vendit, brenda ditës së djeshme përfundoi procesi i numërimit të votave për kryetar bashkie, ndërsa ishte drejt përfundimit edhe procesi i numërimit të votave për anëtarë të këshillave bashkiakë. Por në shumicën e njësive vendore, procesi i numërimit pati vetëm vlerë statistikore dhe që i shërben PS-së për të bërë analizën e votave dhe mbështetjes së saj, pasi mungesa e kandidatëve rival bëri që përfaqësuesit socialistë të sigurojnë rezultate në masën 100 për qind. Në total bëhet fjalë për plot 31 bashki ku kandidatët socialistë pa rival kanë siguruar rezultate 100 për qind. Ndërkohë që falë mospjesëmarrjes së opozitës, PS ka marrë për herë të parë në historinë e demokracisë drejtimin e disa prej bashkive që kanë qenë bastion i demokratëve. Bëhet fjalë për Bashkinë e Shkodrës, e cila është fituar nga kandidati i vetëm socialistë, Valdrin Pjetri me 100 për qind të votave. Gjithsesi duhet theksuar se mbështetja e Valdrin Pjetrit është minimale, pasi për të votuan vetëm 14369 votues ose afro 9 për qind e numrit të total të zgjedhësve në listë. Një tjetër bashki që marrin për herë të parë socialistë, është edhe vendlindja e ish-liderit të PD-së, Sali Berisha, pra Tropoja. Kështu demokratët me mospjesëmarrjen e tyre në zgjedhje kanë lëshuar nga bashkitë simbol të tyren. Këtë bashki do ta drejtojë Rexhë Byberaj, i cili ka marrë vetëm 3538 vota. Një tjetër bashki që PS e merr për herë të parë është edhe ajo e Kamzës. Pas disa mandatesh Xhelal Mziu duhet t’i lërë karrigen Rakip Sulit. Gjithashtu, PS marrin edhe një numër të konsiderueshëm bashkish të tjera që deri më sot drejtoheshin nga opozita si Kukësi, Lezha, Vau Dejës, Pogradeci, Vora, Gjirokastra apo edhe Skrapari. Një e dhënë interesante nga zgjedhjet e kësaj të diele vjen nga Bashkia e Dibrës. E vënë në qendër të skandalit të blerjes së votave gjatë zgjedhjeve për kryetar bashkie të vitit 2016, kjo bashki ka dhënë një rezultat që në një farë mënyre vërteton akuzat e opozitës. Kjo pasi nëse në zgjedhjet e vitit 2016 kandidati i majtë mori plotë 18 mijë vota, në zgjedhjet e 30 qershorit kandidati i PS-së ka marrë vetëm 13 mijë vota, pra 5 mijë vota më pak. Ndërkohë që ndonëse pa rival socialistët kanë patur bashki ku kanë marrë një rezultat zhgënjyes. Dhe një prej tyre është ajo e Durrësit. Për shkak të pjesëmarrjes shumë të ulët në votime, kandidatja e majtë Valbona Sako ka marrë vetëm 33 mijë vota ndonëse bëhet fjalë për bashkinë e dytë më madhe në vend. Kujtojmë se Durrësi ashtu si edhe Dibra kanë qenë në qendër të akuzave për blerje votash nga kryebashkiakët aktual socialistë. Ndërko-hë që një rezultat pozitiv për socialistët ka dhënë Tirana ku kandidati i tyre, Erion Veliaj ka mundur ti afrohet shifrës së votave që mori në 2015 kur në koalicion me PS ishin edhe LSI, PDIU, PDK e shumë forca të tjera. Ai kur mbeteshin dhe pak kuti votimi për t’u numëruar kishte siguruar mbrëmë mbi 150 mijë vota, ndërkohë që në 2015 ishte zgjedhur me 161 mijë vota.




Rezultatet zyrtare, në Dibër PS 5 mijë vota më pak se në 2016

Bashkia Malësia e Madhe
Tonin Marinaj (PS) – 7772 vota (94.04 %)
Pjerin Spathari (BD) – 493 vota (6 %)

Bashkia Shkodër
Valdrin Pjetri (PS) – 14369 vota (100 %)

Bashkia Fushë Arrëz
Fran Tuci (PS) – 2462 vota (100%)

Bashkia Vau i Dejës
Mark Bababi (PS) – 6223 vota (100 %)

Bashkia Pukë
Gjok Gjonaj (PS) – 3730 vota (100 %)

Bashkia Tropojë
Rexhë Byberi (PS) – 3538 vota (95.2 %)
Edison Hasanaj (BD) – 177 vota (4.8 %)

Bashkia Kukës
Safet Gjici (PS) – 9848 vota (83.9 %)
Abedin Oruçi (BD) – 1889 vota (16.09 %)

Bashkia Has
Liman Morina (PS) – 4276 vota (100%)

Bashkia Mirëditë
Ndrec Dedaj (PS) – 5141 vota (93.9 %)
Gjon Ndoj (I pavarur) 332 vota (6.07 %)

Bashkia Lezhë
Pjerin Ndreu (PS) 12057 vota (91.13 %)
Eduart Ndocaj (PKKA) – 763 vota (5.77 %)
Salvador Kaçaj (BD) – 410 vota (3.1 %)

Bashkia Kurbin
Majlinda Cara (PS) – 6623 vota (87.3 %)
Edmond Piroli (BD) 966 vota (12.7 %)

Bashkia Dibër
Dionis Imeraj (PS) – 12972 vota (83.49 %)
Shkëlzen Qoka (BD) – 2565 vota (16.5 %)

Bashkia Bulqizë
Lefter Alla – (PS) – 7529 vota (93.2 %)
Ilir Balla (BD) – 542 vota (6.73 %)

Bashkia Mat
Agron Malaj (PS) – 7921 vota (100 %)

Bashkia Klos
Ilmi Hoxha (PS) – 3504 vota (67.6 %)
Bedri Hoxha (I pavarur) – 1678 vota (32.4 )

Bashkia Krujë
Artur Bushi (PS) 17023 vota (100 %)

Bashkia Durrës
Valbona Sako (PS) – 33.025 vota (90.6 %)
Valbona Sakollari (BD) 3422 vota (9.4 %)

Bashkia Shijak
Elton Arbana (PS) – 5360 vota (92.35 %)
Arben Pohumi (BD) – 444 vota (7.65 %)

Bashkia Vorë
Agim Kajmaku (PS) – 6208 vota (100 %)

Bashkia Kavajë
Redjan Krali (PS) – 7426 vota (98.38%)
Bledar Sinella (BD) – 122 vota (1.62 %)

Bashkia Tiranë
Erion Veliaj (PS) – 134968 vota (93.97 vota)
Arben Skënderi (BD) – 8654 vota (6.03 %)

Bashkia Rrogozhinë
Haxhi Memolla (PS) – 5359 vota (100 %)

Bashkia Librazhd
Kastriot Gura (PS) – 11383 vota (100 %)

Bashkia Përrenjas
Nuri Belba (PS) – 7054 vota (92.77 %)
Myslim Karriqi (SHN) – 550 vota (7.23 %)

Bashkia Gramsh
Klodian Tace (PS) – 8471 vota (93.33 vota)
Sabri Ibrahimi (BD) – 605 vota (6.67 %)

Bashkia Belsh
Arif Tafani (PS) – 6377 vota (97.42 %)
Jashar Elezi (PKSH) – 169 vota (2.58 %)

Bashkia Elbasan
Gledian Llatja (PS) – 37956 vota (100 %)

Bashkia Peqin

Bashkia Pogradec
Ilir Xhakolli (PS) – 17173 vota (100 %)

Bashkia Pustec
Pali Kolefski (PS) – 1505 vota (63.66 %)
Edmon Themelko (AMIE) – 859 vota (36.34 %)
Bashkia Korçë
Sotiraq Filo (PS) – 20.490 vota (92.2 %)
Leonard Olli (BD) – 1736 vota (7.81 %)

Bashkia Devoll
Eduard Duro (PS) – 6206 (83.64 %)
Fezi Shaholli (I pavarur) – 634 (8.54 %)
Ylli Cenkolli (FRD) – 239 vota (3.22 %)
Artur Porpollogu (SHN) – 341 vota (4.6 %)

Bashkia Kolonjë
Erion Isai (PS) – 4279 vota (93.4 %)
Fatjon Feka (BD) 304 vota (6.63 %)

Bashkia Maliq
Gëzim Topçiu (PS) – 13273 vota (100 %)

Bashkia Berat
Ervin Demo (PS) – 14703 vota (89.46 %)
Plarent Aleksi (I pavarur) – 878 vota (5.34 %)
Pavlo Shkarpa (BD) – 855 vota (%.2%)

Bashkia Skrapar
Adriatik Mema (PS) – 4505 vota (100 %)

Bashkia Kuçovë
Kreshnik Hajdari (PS) – 9447 vota (100 %)

Bashkia Ura Vajgurore
Juliana Mema (PS) – 7666 vota (100 %)

Bashkia Poliçan
Adriatik Zotkaj (PS) – 4681 vota (100 %)

Bashkia Divjakë
Fredi Kokoneshi (PS) – 13.513 vota (100 %)

Bashkia Lushnje
Fatos Tushe (PS) – 28.086 vota (100 %)

Bashkia Fier
Armando Subashi (PS) – 38.898 vota (100 %)

Bashkia Roskovec
Majlinda Bufi (PS) – 7740 vota (100 %)

Bashkia Patos
Rajmonda Balilaj (PS) – 8465 vota (100 %)

Bashkia Mallakastër
Qerim Ismailaj (PS) – 5692 vota (92.3 %)
Robert Brahaj (BD) – 471 vota (7.64 %)
Bashkia Memaliaj
Gjolek Guci (PS) – 4206 vota (100 %)

Bashkia Tepelenë
Tërmet Peçi (PS) – 4228 vota (96.7 %)
Gëzim Malka (BD) – 144 vota (3.3 %)

Bashkia Gjirokastër
Flamur Golemi (PS) – 10109 vota (100 %)

Bashkia Libohovë
Luiza Mandi (PS) – 1275 vota (100 %)

Bashkia Përmet
Alma Hoxha (PS) – 4708 vota (100 %)

Bashkia Këlcyrë
Klement Ndoni (PS) – 2222 vota (85.59 %)
Shkëlqim Muhaj (BD) – 268 vota (10.3 %)
Hazbi Kasaj (SH.N) – 106 vota (4 %)

Bashkia Dropull
Dhimtraq Toli (PS) 2246 vota (100 %)

Bashkia Vlorë
Dritan Leli (PS) 17.756 vota (94.1 %)
Valbona Mezini (BD) – 1109 vota (5.9 %)

Bashkia Selenicë
Pëllumb Binaj (PS) – 5819 vota (92.5 %)
Marildo Hodaj (BD) – 401 vota (6.4 %)
Shahin Çelaj (PKSH) – 73 vota (1.2 %)

Bashkia Himarë
Jorgo Goro (PS) – 4209 vota (100 %)

Bashkia Delvinë
Majlinda Qilimi (PS) – 2608 vota (100 %)

Bashkia Sarandë
Adrian Gurma (PS) – 7408 vota (80.6 %)
Ilir Nikolla (I pavarur) – 1787 vota (18.4 %)

Bashkia Finiq
Kristo Kico (MEGA) – 3291 vota (60.8 %)
Leonidha Hristo (I pavarur ) – 2118 vota (39.1 %)

Bashkia Konispol
Shuaip Beqiri (PS) – 3328 vota (100 %)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.