BLUETOOTH

Fotot eksluzive/ Martohet Beti Njuma, gazetarja e veshur në të bardha

16:00 - 03.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:




Gazetarja dhe spikeria e njohur- dikur e “Vizion Plusit”, më pas e “Klanit”- tashmë e “Top Channelit” në këtë fundjavë vërtet nuk do të mund të jetë në ekran për të na trasmetuar lajmet kryesore të ditës. Ama nga jashtë ekranit ajo trasmeton një lajm që këtë herë ka të bëjë me jetën e saj private: Do të martohet. Pas një lidhje disa vjeçare – ndoshta që nga koha kur ishte nxënëse në gjimnaz- me Sajmirin, i cili gjithashtu punon në Top Chanel në departametnin e dublimeve të filmave, Beti ka vendosur më në fund ta kurorëzojë me martesë këtë histori. “Bluetooth” ka siguruar disa foto të gazetares së veshur me vellon e bardhë.

beti njuma beti njuma 6 beti njuma 5 beti njuma 4 beti njuma 3 beti njuma 1 beti njima 2
<
>

E bukura Beti

Nuk qe nga ato dasmat që do të shkaktonte shumë zhurmë në Tiranë, ajo e gazetares dhe spikeres së Top Channelit, Beti Njuma, por ishte megjithatë një dasmë që nuk do të kalonte pa u vënë re. Zhurma do të bëhej vetëm në ditët kur do të organizoheshin tre ceremonitë e dasmës së saj (të premten tek “Pirro Mani”, të shtunën tek “Begeja” dhe të dielën tek “Xibraku”), ndërsa paparacët do ta kapnin të veshur me fustanin e bardhë. Fotot e botuara do të ngacmonin edhe më shumë kuriozitetin për të ditur diçka më shumë nga çka tregohej përmes tyre. Se çfarë fustanesh ka zgjedhur Beti, për shembull? Se me kë është martuar? Se ç’histori dashurie fshihet pas kësaj martese? Sesi i ka organizuar ajo dy ceremonitë? Ja disa përgjigje që mundëm t’u japim këtyre pyetjeve…

beti njuma2 beti njuma(1) beti njuma1
<
>

Beti ka dashur që lokali ku ajo ka bërë ceremoninë e saj, të ishte i mbushur i tëri me lule natyrale. I ka kërkuar një mikeshës së saj që të merrte prej dyqanit të vet “Kaktus”, lulet më të bukura dhe të sillte nga Greqia kompozimet sipas tendencave më të fundit. Për grimin, Beti nuk e ka vrarë shumë mendjen, sepse e kishte vendosur kohë më parë që nuse do ta bënte Delina, grimierja e Top Channel-it, që e grimon çdo natë para se të shfaqet në ekran. Vetëm se sigurisht këtë herë nuk bëhej fjalë për transmetim televiziv, por për dasmën e Betit. Ndaj dhe u zgjodh një model i thjeshtë, por klasik dhe i pangarkuar, për të qenë një nuse sa më natyrale. Me këtë rast, Beti do të ndryshonte ngjyrën e flokëve (gështenjë e hapur), të cilën e kishte ruajtur të njëjtë për një kohë shumë të gjatë. Kështu që mos u çudisni kur ta shikoni në ekran me flokë të lyer në ngjyrë bakri me nuancë të kuqe. Ka zgjedhur këtë ngjyrë flokësh, ndoshta sepse ajo mund t’i ketë shkuar më shumë fustaneve të nusërisë, të cilat i ka zgjedhur së bashku me grimieren tek “Geraldina Sposa”, pothuajse katër muaj para dasmës. Nuk ka qenë një, por dy fustane. Njëri në stilin shumë modern, i ngushtë dhe i drejtë dhe tjetri disi më tradicional. Sepse edhe dasma e saj ka qenë disi nga ato tradicionalet, për të respektuar kështu dëshirën e prindërve. Nëse nuk do të kishte qenë këmbëngulja e këtyre të fundit, ndoshta Beti dhe Sajmiri do të kishin vazhduar kushedi dhe sa vite kështu siç kanë qenë në gjithë këto kohë… që nga koha kur të dy ishin nxënës në gjimnazin “Sami Frashëri”. Atëherë ka nisur kjo histori dashurie. Ajo ishte në vitin e dytë, ndërsa ai në vitin e tretë. Do të njiheshin në një ekskursion në Pogradec, në mesin e dhjetorit të 1995-ës. Me mbarimin e shkollës së mesme, ata do të vijonin studimet e larta në degë krejt të ndryshme; ai për Shkenca Sociale, ndërsa ajo për Gjuhë Letërsi, për t’u bërë sërish tok, si punonjës të të njëjtit institucion, pra në Top Channel (ku dhe ai punon në sektorin e dublimeve). Por megjithatë, lidhja 11-vjeçare nuk ishte ndërprerë asnjëherë. Edhe pse nuk e shpallën kurrë si fejesë këtë lidhje, do të përfundonin direkt e në martesë, vendimi për të cilën do të merrej sa hap e mbyll sytë, në një prej atyre kafeve të mëngjesit, në lokalin përballë Piramidës. Kështu, pasi do të ndanin ditën e dasmës; 4,5 nëntorin, do të rendnin të dy në portën e agjencisë më të famshme të dasmave në Tiranë, aty ku janë martuar të gjithë VIP-at, pra tek “Geraldina Sposa”, për të gjetur fustanet dhe për të porositur stilin e dekorit të lokaleve. Një dekor që siç duket edhe në këto fotografi, i ka dhënë shumë atmosferë kësaj dasme. Nuk ka qenë ndonjë ceremoni e pushtuar nga shumë personazhe VIP, sepse çifti ka dashur të ketë të ftuar miqtë më të mirë. Por ka qenë megjithatë një dasmë shumë interesante, pas së cilës, Sajmiri dhe Beti nuk kanë mundur të nisen dot për muaj mjalti. Nëse të dielën është martuar, në fillimin e javës së re, Betit i është dashur të kthehet sërish në punë, për të përfunduar një emision të lënë përgjysmë nga cikli “Ekskluziv” për shpalljen e Pavarësisë. Ndoshta muaji i mjaltit do të bëhet në kohën e Krishtlindjeve, në Paris.

Ky shkrim u botua më 11 nëntor 2006


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.