BLUETOOTH

Fotot/ Alketa Vejsiu shtatzënë?

18:00 - 04.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:




Alketa më në fund shtatzënë

Tani nuk është më thjesht një thashethem. Alketa Vejsiu nuk mund të vazhdojë më me lojën e përgënjeshtrimit të lajmit: ajo është shtatzënë. E bëri dhe një perpjekje të fundit për ta penguar botimin e këtyre fotografive. Por më kot. Ja ku e keni mami Alketën, në muajin e pestë (ose të gjashtë) të shtatëzanisë së saj, në një prej ditëve të panairit të librit në Tiranë, të cilin ajo e ka vizituar e pashoqëruar nga askush dhe krejt e shkujdesur. Pa e menduar se kishte shkelur në një terren të minuar

Në rrjedhën e rrëmujshme të njerëzve që lëviznin nga njëra stendë në tjetrën, në Panairin e Librit, të hapur vetëm pak ditë më parë në odeonin e madh të Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, e vetme, e veshur e tëra në të zeza dhe e maskuar me një palë syze të mëdha (të zeza gjithashtu), ka qenë edhe Alketa Vejsiu. Lajmi sigurisht që nuk është ky. Asgjë të çuditshme nuk ka nëse Alketa Vejsiu hyn në një panair dhe blen ndonjë libër. Për kaq gjë paparaci i “Bluetooth” sigurisht që nuk do t’i vihej nga pas për ta fokusuar në aparatin e tij. Por nuk ka qenë vetëm kaq.

alketa4 alketa3(1) alketa1 alketa vejsiu
<
>

Nën xhupin e trashë dhe të zi, shtatzënia e saj këtë herë ka qenë mjaft e dukshme. E megjithëse Vejsiu ka vazhduar me kokëfortësi dhe me një sjellje të çuditshme, gati-gati arrogante, përpjekjen e saj për të mos e shfaqur publikisht këtë shtatzëni, “Bluetooth” ka arritur më në fund të sigurojë disa fotografi. Të parat që tregojnë qartë se Alketa Vejsiu është me të vërtetë shtatzënë.
Përballë këtyre fotografive, Vejsiu zor se do të mund të kërkojë përsëri mohimin e këtij informacioni mediatik, të cilin në gjithë këto kohë ajo e ka quajtur të gabuar. Dhe për ta bërë sa më të besueshme të kundërtën e asaj që thuhej, do të bënte të pamundurën që ta fshinte barkun që rritej pak e nga pak. Ndërsa do t’i duhej detyrimisht të shfaqej në media, për promovimin e një klipi të realizuar me Miriam Canin.
Alketa guxoi të shfaqej publikisht para të gjitha kamerave, vetëm pasi ishte siguruar se e kishte mbuluar sa kishte mundur barkun paksa të fryrë. Në atë konferencë ajo u shfaq me uniformën e vetme që mbante në ato kohë: një xhemeli që i rrinte krejt lirshëm në trup. Dhe nuk ka qarkulluar lirshëm nëpër gazetarë, siç do të bënte nëse nuk do kishte asgjë për të fshehur.
Përpjekjen për ta fshehur këtë shtatzëni e ka bërë dhe në ditët e dasmës së saj. Që në fillim tek “Geraldina Sposa”, do të kërkonte një fustan që të mos ia tregonte barkun e rritur e për të qenë e sigurt, ka kërkuar që të bëhet ndonjë sajesë mbi fustan, që edhe nëse binte në sy ndonjë fryrje, ajo të mendohej më shumë si pjesë e fustanit sesa si pjesë e trupit të saj. Megjithatë s’do të ketë qenë e sigurt deri në fund, përderisa nuk ka pranuar asnjë fotograf të depërtojë në dasmën e saj, duke e mbajtur kështu edhe për pak kohë të sekret të vërtetën e saj.
Por kjo nuk mund ta zgjaste pafundësisht. Ndoshta do të kishte zgjatur edhe për ca kohë të tjera, nëse Alketa nuk do të kishte bërë një gabim: të shfaqej në vendin dhe në kohën kur probabiliteti për t’u kapur nga gazetarët dhe paparacët ishte shumë i madh. Një panari libri është githmonë shumë i rrezikshëm. Por mesa duket, Vejsiu nuk e ka menduar dhe aq terren të minosur për të. Ndaj dhe është gjendur si e zënë në grackë kur ka ndjerë blicin e aparatit t’i shkrepet aty pranë. Ka tentuar edhe këtë here, siç ka bërë zakonisht- ta vërë situatën nën kontroll, që të bëhej ashtu siç donte ajo, pra që fotot të mos botoheshin. Gabimi i dytë ky i vajzës së spektakleve, që e ka harruar për një moment se gjendej në një vend publik ,ku fotografët kanë të drejtën të fotografojnë gjithçka ndodh dhe lëviz brenda dhe jashtë atij panairi. Madje edhe Alketa Vejsiun shtatzënë, nëse është gjendur aty mes vizitorëve të shumtë të librit.

Për kujtesë
Pas një historie disavjeçare dashurie, Alketa Vejsiu ka lidhur kurorë me Ardin, (për të cilin dihet vetëm që i përket botës së biznesit) më 22 shtator, në një ceremoni shumë sekrete, në vilën “Toskana”. Thuhet se ka qenë një ceremoni perfekte: ambientet e zbukuruara për mrekulli nga agjencia tashmë shumë e njohur “Geraldina Sposa”; tryezat e shtruara me një meny të zgjedhur me shumë kujdes; fishekzjarret e ndezura në masnatë… E trukuar nga Lili Parukeri dhe e veshur me një fustan të zgjedhur po tek “Gerladina Sposa”, nusja ka qenë një mrekulli më vete.

Ky shkrim u botua më 11 nëntor 2006


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.