AKTUALITET

Bode, disa shtëpi dhe llogari bankare në vlerën 230 mijë euro

17:25 - 08.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një nga anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqy- rës të Bankës së Shqipërisë është edhe ish-ministri demokrat i Financave, Ritvan Bode. Ai u bë pjesë e këtij këshilli përmes një debati të gjerë mes qeverisë dhe Partisë Demokratike, e cila nuk nguroi të distancohet nga një emërim i tillë. Ndonëse i ri në këtë këshill, Bode në deklaratën e tij të pasurisë ka deklaruar të ardhura dhe lëvizje të konsiderueshme pasurish. Më konkretisht, ai ka deklaruar se zotëron një autoveturë me vlerë 1.500.000 lekë, një apartament banimi me sipërfaqe 80.1 m2 blerë në vitin 2010 në bashkëpronësi me kunatin, me pjesë takuese në vlerën e 1.640.000 lekë si dhe një shtëpi banimi në fshat, trashëguar nga prindërit me vlerë 6.000.000 lekë. Po ashtu, Bode ka deklaruar një depozitë bankare në vlerën e 200.216 euro, një depozitë bankare në vlerë 29.600 euro, llogari rrjedhëse në vlerë 163.000 lekë dhe një tjetër llogari rrjedhëse në shumën 521.908 lekë. Ai gjithashtu ka deklaruar edhe 627.000 lekë të ardhura nga ISSH, si pagesa kalimtare e ish-deputetit. Por, pasuria e familjes Bode është edhe më e madhe se ajo që zotëron vetë ish-ministri në deklaratën individuale. Kështu, edhe bashkëshortja e tij, Jola Bode, zotëron një pasuri të konsiderueshme të përbërë nga apartamente, garazhe, e depozita bankare.




Më konkretisht, ajo zotëron një apartament banimi blerë në vitin 2006 me vlerë 6.687.100 lekë, një tjetër apartament banimi plus garazh me sipërfaqe 203 m2 me vlerë 175.000 euro. Ajo deklaron se zotëron një autoveturë tip “Citroen”, blerë për 22.000 euro, një depozitë bankare në vlerën 86.000 euro, obligacione të qeverisë me vlerë 3.700.000 lekë, llogari rrjedhëse page në shumën e 1.959.738 lekë. Ndërkohë që si të ardhura, ajo deklaron ato nga paga dhe shpërblimet në shumën e 1.838.634 lekë, ato nga interesat e obligacioneve në shumën e 265.635 lekë. Por, ish-ministri i Financave nuk është i vetmi nga familja e tij që është pjesë e Bankës së Shqipërisë. Kjo, pasi edhe vajza e tij, Adela Bode, punon në këtë institucion. Ajo deklaron se zotëron një autoveturë në vlerën e 7150 euro, obligacione të qeverisë shqiptare në vlerën e 2.100.000 lekë, llogari rrjedhëse për pagën nga puna në Bankën e Shqipërisë në vlerën e 29.905 lekë, llogari rrjedhëse për të ardhurat nga qiraja e banesës në vlerën e 3.332 euro, llogari rrjedhëse kursimesh në vlerën e 21.180 euro. Ndërkohë që si të ardhura, ajo deklaron ato nga paga e shpërblimet në Bankën e Shqipërisë në vlerën e 1.516.758 lekë.

Një nga anëtaret e tjera të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë është Edlira Luçi, e cila është edhe më e pasura ndër ta. Referuar pikërisht deklaratës së saj të pasurisë, ajo ka raportuar se zotëron aksione në kompani ndërtimi në vlerën e 445.000 euro. Ajo gjithashtu deklaron se zotëron disa apartamente, si divident i ortakut në kompani një llogari bankare page në vlerën e 735.892 lekë, një llogari bankare në shumën e 3.169 euro, një tjetër llogari bankare në vlerën e 101.352 euro. Luçi deklaron se zotëron edhe obligacione 2-vjeçar në shumën e 2.000.000 lekë dhe 40.000 euro. Gjithashtu, edhe bashkëshorti i saj deklaron se zotëron një pasuri të konsiderueshme si rezultat i aktiviteti privat. Ai bën të ditur se zotëron aksione në kompani private me vlerë kapitali 150.517.596 lekë si dhe disa llogari bankare me vlera të mëdha. Ndërsa anëtari tjetër i Këshillit Mbikëqyrës, Artan Hoxha, që është njëkohësisht edhe dekan i Fakultetit Juridik ka deklaruar blerje apartamenti me sipërfaqe 170 m2 me vlerë 6961.500 lekë. Si burim, ai deklaron të ardhurat familjare dhe ndihmë financiare nga vëllai. Po ashtu, ai ka deklaruar edhe një apartament tjetër me sipërfaqe 167 m2 dhe garazh me vlerë totale 170.600 euro dhe me burim të ardhurat familjare dhe ndihmë nga vëllai. Hoxha ka dhe automjet tip “Mercedes Benz”, me vlerë 30.000 euro, po ashtu me burim financiar nga të ardhurat familjare dhe ndihmë nga vëllai. Hoxha ka deklaruar llogari bankare në shumën 82.223 lekë dhe 1.851.000 lekë, llogari bankare në vlerën e 4.297 euro dhe 4320 euro, një tjetër llogari bankare page në shumën 856.498 lekë, depozitë në gjendje 49.318 euro, depozitë bankare në gjendje 16.051 euro USD, obligacione në vlerën e 80.000 euro.

Ritvan Bode

Autoveturë me vlerë 1.500.000 lekë.
Apartament banimi me sipërfaqe 80.1 m2 blerë në vitin 2010 në bashkëpronësi me kunatin me pjesë takuese në vlerën e 1.640.000 lekë.
Shtëpi banimi në fshat, trashëguar nga prindërit me vlerë 6.000.000 lekë.
Depozitë bankare në 200.216 euro.
Depozitë bankare në vlerë 29.600 euro.
Llogari rrjedhëse në vlerë 163.000 lekë.
Llogari rrjedhëse në shumën 521.908 lekë.
Të ardhura nga ISSH, pagesa kalimtare si ish-deputetë 627.000 lekë.

Jola Bode (bashkëshortja)
Apartament banimi blerë në vitin 2006 me vlerë 6.687.100 lekë.
Apartament banimi plus garazh me sipërfaqe 203 m2 me vlerë 175.000 euro.
Autoveturë tip “Citroen”, blerë për 22.000 euro.
Depozitë bankare në vlerën 86.000 euro.
Obligacione të qeverisë me vlerë 3.700.000 lekë.
Llogari rrjedhëse page në shumën e 1.959.738 lekë.
Të ardhura nga paga dhe shpërblimet në shumën e 1.838.634 lekë.
Të ardhura nga interesat e obligacioneve në shumën e 265.635 lekë.
Të ardhura si eksperte në shumën e 700 euro.
Adela Bode (vajza)
Autoveturë në vlerën e 7150 euro.
Obligacione të qeverisë shqiptare në vlerën e 2.100.000 lekë.
Llogari rrjedhëse për pagën nga puna në Bankën e Shqipërisë në vlerën e 29.905 lekë.
Llogari rrjedhëse për të ardhurat nga qiraja e banesës në vlerën e 3.332 lekë.
Llogari rrjedhëse kursimesh në vlerën e 21.180 euro.
Llogari kursimi në vlerën e 851 euro.
Të ardhurat nga paga e shpërblime në Bankën e Shqipërisë në vlerën e 1.516.758 lekë.
Të ardhura nga obligacionet në vlerën e 138.000 lekë.
Eraldo Bode (djali)
Autoveturë me vlerë 850.000 lekë.
Bono thesari në vlerën e 1.928.780 lekë.
Të ardhura nga puna në shumën e 1.088.6333 lekë
Të ardhura nga interesat në shumën e 135.000 lekë.

Artan Hoxha

Blerje apartamenti me sipërfaqe 170 m2 me vlerë 6961.500 lekë. Burimi: Të ardhurat familjare dhe ndihmë financiare nga vëllai.
Apartament me sipërfaqe 167 m2 dhe garazh me vlerë totale 170.600 euro. Burimi: Nga të ardhurat familjare dhe ndihmë nga vëllai.
Automjet tip “Mercedes Benz” me vlerë 30.000 euro. Burimi: Nga të ardhurat familjare dhe ndihmë nga vëllai.
Llogari bankare në shumën 82.223 lekë dhe 1.851.000 lekë.
Llogari bankare në vlerën e 4.297 euro dhe 4320 euro.
Llogari bankare page në shumën 856.498 lekë.
Depozitë në gjendje 49.318 euro.
Depozitë bankare në gjendje 16.051 euro USD.
Obligacione në vlerën e 80.000 euro.
Depozitë bankare me vlerë 1.138.475 lekë.
Llogari rrjedhëse në shumën e 269.571 lekë.
Depozitë bankare me vlerë 3.605 euro.
Depozitë bankare në vlerë 5.466 USD.
Llogari e pagës në emër të vajzës në shumën 60.734 lekë.
Të ardhura nga paga si dekan, mbingarkesa, shkolla e Magjistraturës, pagesa për bordin e revistës së Kuvendit në shumën e 3.511.108 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në vlerën e 977.280 lekë.

Edlira Luçi

Aksione në kompani ndërtimi, në vlerën e 445.000 euro. Njëkohësisht dividenti i ortakut në natyrë në shoqëri ka qenë rreth 613 m2 nga ndërtimi kësaj kompanie. Deri tani janë marrë 367 m2 sipërfaqe në total nga të cilat një apartament me sipërfaqe 72 m2 është shitur, ndërsa dy apartamente me sipërfaqe 181 m2 me verandë 55.6 m2 katror dhe një njësi me sipërfaqe 57.7 m2 i ka ende në zotërim si familje.
Llogari bankare page në vlerën e 735.892 lekë.
Llogari bankare në shumën e 3.169 euro.
Llogari bankare në vlerën e 101.352 euro.
Obligacion 2-vjeçar në shumën e 2.000.000 lekë.
Obligacion 2-vjeçar në shumën e 40.000 euro.
Llogari bankare në shumën e 5.000 euro.
Të ardhura nga shitja e automjetit në shumën e 6.000 euro.
Të ardhura nga paga si pedagoge në shumën e 1.484.571 lekë.
Të ardhura si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Agjencisë së Trajtimit të Kredive në vlerën e 321.030 lekë.
Të ardhura si anëtare e Bordit Mbikëqyrjes Publike në shumën e 357.000 lekë.
Të ardhura si anëtare e bordit të “Alpha Bank” në shumën e 5.100 euro.
Të ardhura si anëtare e Bordit të Kontrollit të Brendshëm Financiar Publikë në shumën e 38.250 lekë.
Të ardhura nga DAP në shumën e 8.500 lekë.
Honorare nga Ministria e Financave në shumë 68.000 lekë.
Të ardhura nga një projekt ndërkombëtar në shumën 181.573 lekë.
Të ardhura nga shitja e librave në shumën 150.000 lekë.
Të ardhura nga shitja e pasurisë së paluajtshme në bashkëpronësi në shumën 22.000 euro.
Sokol Kraja (bashkëshorti)
Aksione në kompani private me vlerë kapitali 150.517.596 lekë.
Aksione në “Food promotion shpk.”, themeluar në 2017 me vlerë 1.000 lekë.
Truall me sipërfaqe 4650 m2 mbi të cilin është ndërtuar një objekt me sipërfaqe 1.560 m2. Trualli është blerë me vlerën 700.000 lekë, ndërsa investimi ka arritur në vlerën 3.800.000 lekë. Pra, në total vlera e truallit plus objektin e ndërtuar kap vlerën e 4.500.000 lekë. Nga rivlerësimi i bërë në vitin 2017, vlerë e truallit plus objekt llogaritet në shumën 134.131.320 lekë.
Blerë automjet tip “Benz Mercedes”, me vlerë 99.816 euro.
Llogari bankare në vlerën e 5.788 lekë.
Llogari bankare në vlerën e 14.574 euro.
Llogari bankare në vlerën e 914.448 lekë.
Llogari bankare në vlerën e 101.060 euro.
Të ardhura të pritshme nga qiradhënia truall, plus objekt në shumën e 21.127.120 lekë.
Të ardhura të pritshme nga dieta dhe shërbime për kompaninë në shumën e 540.200 lekë.
Të ardhura nga paga në vlerën e 1.740.002 lekë.
Të ardhura nga qiradhënia në vlerën e 9.180.000 lekë.
Kartë krediti me detyrim 177.943 lekë.
Detyrim në shumën e 8.000 euro për blerje automjeti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.