AKTUALITET

Kalimtari u vra me bukë në dorë, të akuzuarit e Kavajës të qeshur në sallën e gjyqit

15:21 - 08.07.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Kavajës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 4 nga 5 personat e arrestuar si të përfshirë në konfliktin e armatosur në qytet më 4 korrik, ku mbeti i vrarë edhe një kalimtar i rastit.




Dy nga të arrestuarit u shfaqën duke qeshur para trupës gjykuese teksa po prisnin vendimin për ngjarjen e rëndë të Kavajës.

Prokuroria kishte kërkuar arrest shtëpie për Agron Kollçakun, arrest me burg për Marjus Aliun, Qazim Merkjën, Erald Hykën dhe Adrian Dedejn. Mbi Kollçakun rëndon akuza “moskallëzimit të krimit” ndërsa mbi katër të tjerët “vrasje në rrethana cilësuese”.

Agron Kollçaku, i është dhënë masa e sigurisë arrest në shtëpi, ndërsa Marjus Aliu, Erald Hyka, Adrian Dedej, si dhe Qazim Merkja, janë lënë në burg.

Të pestë personat u arrestuan një ditë pas ngjarjes që tronditi qytetin e Kavajës. Gjithashtu është shpallur në kërkim edhe një person i gjashtë, Denis Aliu.

Paraditen e 4 korrikut 2019 Ramazan Hasalli, gjeti vdekjen nga breshëria e armëve mes dy grupeve rivale, teksa ishte duke shkuar të blinte bukën në furrën pranë lagjes, në qytetin e Kavajës. Nga të shtënat mbetën të plagosur edhe 5 persona.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.