AKTUALITET

Manjani: Kemi dhe fytyrë të shajmë grekët, pa le!

15:44 - 08.07.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Janë dashur vetëm pak orë që grekët të zhvillojnë zgjedhjet, të numërohen votat, të shpallet fituesi dhe të dorëhiqet humbësi. Ky zhvillim nuk ka kaluar pa u komentuar nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili ka bërë një paralelizëm mes zgjedhjeve të zhvilluara ditën e djeshme në Greqi dhe zgjedhjeve vendore të 30 qershorit në Shqipëri.




Manjani shkruan:

Çfarë perfeksioni demokratik!

Grekët, dje bënë zgjedhje sot formuan qeverinë e re!

As KQZ, as ODIHR, as Palmer, as Mogherini, as ambasada e as lesh.

As blerje votash, as sherre komisionerësh. Punonjësve të shtetit s’u ndjehet zëri e as ka zë që ti kërcënojë.

Votim i lirë, numërim i shpejtë, rezultat e ndershëm!

Thjesht demokraci! 
E pastër sa më ska!

Humbësi largohet. 
Fituesi urohet. 
Populli vendos.

Askush nuk mban e as merr me zor pushtetin!

Dhe kemi dhe fytyrë të shajmë grekët, pa le!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.