AKTUALITET

Vrau kunatin/ Flasin miqtë: Ishte ndarë nga gruaja, nuk hapej në shoqëri

12:50 - 09.07.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dalin në dritë detaje të tjera nga nga vetëvrasja e 71-vjeçarit në Korçë. Pasi policia shkoi ta shoqëronte për vrasjen e kunatit, Sefedin Zinellari u mbyll në dhomë dhe qëlloi veten.  Gëzim Noka, 51 vjeçari u gjet mbrëmjen e djeshme i vdekur nga gruaja e tij.




Ai sapo ishte kthyer nga SHBA dhe është baba i dy fëmijëve. Miqtë e autorit të dyshuar, që u vetëvra ditën e sotme kanë zbuluar më shumë detaje.

“Ishte njeri shumë i qetë. Ne kemi pas shoqëri të ngushtë dhe kemi shkuam bashkë në Voskopojë para një jave. Edhe para një muaji hëngrëm dhe pimë. Ka qenë njëri i qetë dhe i thellë shumë. Nuk hapej në shoqëri kishte vite që ishte ndarë nga gruaja, por nuk hapej me shoqërinë por ne e kuptonim”, ka thënë ai për mediat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.