AKTUALITET

Detaje/ Si mësuesit e shkollës gjetën të miturën, e tronditur e në lot 8-vjeçarja rrëfeu ngjarjen

13:01 - 19.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ngjarja shokuese e ndodhur në Arapaj të Durrësit, ku dy djem të moshës 15-17 vjeç kanë tentuar të përdhunojnë të miturën, vetëm 8 vjeçe, ka tronditur opinionin publik.




Ngjarja ka ndodhur në ambientet e shkollës “Myslim Hida” në Arapaj, në përfundim të këtij viti arsimor.

Dy djemtë kanë marrë të miturën me forcë, e kanë lidhur dhe më pas në një prej klasave të katit të katërt të shkollës kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë.

Kanë qenë mësuesit e shollës, ata që kanë gjetur në gjendje të tronditur të miturën.

8-vjeçarja, banuese në Arapaj, në lot u ka treguar mësuesve makabritetin e ndodhur, me aq sa mund të tregojë një fëmijë i kësaj moshe.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të policisë, të cilët kanë dokumentuar ngjarjen, por nuk e kanë bërë të ditur atë, një kërkesë kjo edhe e prindërve të 8-vjecares.

Vajza është pyetur më tej në prani të psikologes e punonjëses sociale.

16-vjecari i arrestuar, ndodhet nën masën e sigurisë arrest me burg dhënë nga gjykata e Durrësit.  Ndërsa lidhur me ngjarjen janë shoqëruar një grup djemsh.

Ky është rasti i dytë brenda pak muajve që regjistrohet në zonën e Durrësit. Kujtojmë se në shkurt të këtij viti një 13 vjeçare, ra viktimë e përdhunimit në grup nga djem të po të njëjtës moshë.

LEXO EDHE: Shokuese në Durrës, djemtë lidhin dhe tentojnë të përdhunojnë vajzën e mitur në shkollë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.