Kryesore

Koncesionet/ Basha: Qeverisja ka marr fund, Edi Rama hajdut psikik

11:43 - 19.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryedemokrati Lulzim Basha ka denoncuar koncesionet e miratuara një ditë më parë në parlament nga maxhoranca qeverisëse.




Në një deklaratë për mediat, duke e konsideruar Parlamentin si landfill të Republikës, Basha tha se Edi Rama është hajduti më i madh që ka njohur vendi në historinë e tij.

Sipas Bashës, gjithçka ka marrë fund për qeverinë, ndërsa ka vetëm një gjë që rritet përditë: vjedhja dhe grabitja e pasurive publike.

“Siç është bërë publike qeverisja kriminale po vijon tjetërsimin e pasurisë së vendit me koncensione kriminale. Gjithçka tjetër ka ndaluar, ka marr fund në këtë qeverisje, vetëm diçka forcohet e rritet përditë, vjedhja dhe grabitja e pasurive publike. Edi Rama është hajduti më i madh që ka njohur Shqipëria, një grabitës psikik.

Dje u miratua në landfillin e Repulikës koncensoni i rrugës Milot-Balldren, vlera e koncesionit e trefishuar, ish-deputeti i PS bashkë me dajën e tij kanë marrë 1/10 e buxhetit.

Orikum Dukat, me vlerë 70 mln euro, koncesioni i pompave të naftës, të gjitha koncesione korruptive, me përfitim direkt të Ramës pa asnjë përfitim për qytetarët.

Formula e grabitjes është e thjeshtë, fryhet kosto e ndërtimit dhe ndahet me Ramën dhe qeverinë. Jepen kontrata dhjetëra vjeçare pa asnjë kosto e rrezik për privatin dhe pastaj paratë ndahen me Edi Ramën dhe qeveritarët.

Forma tjetër e grabitjes dhënia e koncesioneve mbi burime natyrore, po ju jepen privatëve gjoja për investime serioze të gjitha janë shfrytëzim pa asnjë përfitim për vendin.

Qeverisja e Ramës është një aktivitet i përditshëm kriminal. Çdo vulë e Ramës bëhet vetëm për të vjedhur e grabitur, për të tjetërsuar pasuritë e vendit”, u shpreh Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.