AKTUALITET

Sherri me armë zjarri në Laprakë, policia zbardh ngjarjen 

10:32 - 19.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Tiranës njofton se ka zbardhur një ngjarje të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Laprakë.




Uniformat blu bënë me dije se si pasojë e një konflikti të çastit mes dy shtetasve, M.J  dhe A.S, ky i fundit ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë pa shkaktuar pasoja.

Shtetasi A.S rezulton i  dënuar më parë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, është shpallur në kërkim dhe po vijon puna për kapjen e tij.

Po nga tërësia e veprimeve u gjet dhe u sekuestrua edhe automjeti në pronësi të tij, teksa materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Laprakë.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim personi që qëlloi me armë zjarri gjatë një konflikti të çastit.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale automjeti i personit të shpallur në kërkim.

Më datë 18.07.2019, rreth orës 23:10, në rrugën “Lord Bajron” ka patur një konfliktit të çastit mes shtetasit M. J dhe një shtetasi të paidentifikuar, i cili ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë pa shkaktuar pasoja.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë dhe nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor, u bë i mundur identifikimi i personit  që ka përdorur armën e zjarrit, konkretisht shtetasi A. S., 27 vjeç,  banues në Tiranë, i  dënuar më parë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, i cili është shpallur në kërkim dhe po vijon puna për kapjen e tij.

Po nga tërësia e veprimeve u gjet dhe u sekuestrua edhe automjeti në pronësi të shtetasit A. S.  Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.