AKTUALITET

Video/ Shokuese në Durrës, djemtë lidhin dhe tentojnë të përdhunojnë vajzën e mitur në shkollë

11:53 - 19.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Arapaj në Durrës. Një 16 vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një të mitur, vetëm 8 vjeçe.




Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth dy javë më parë në shkollën “Myslim Hida”.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj tha për “Gazetën Shqiptare” se dy djem të moshës 15-17 vjeç kanë marrë të miturën dhe e kanë lidhur në katin e katërt të shkollës ku edhe kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë.

Sipas burimeve kanë qenë vetë mësuesit që pasi kanë gjetur vajzë të tronditur, kanë thirrur policinë e më pas kanë denoncuar ngjarjen.

Ndërsa familja e vajzës dhe vetë banorët e fshatit kanë dashur që ngjarja të mbahet e fshehtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.