SHËNDET

ISHP: Gripi i syrit, si ta trajtoni e parandaloni

20:00 - 22.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në vendin tonë po qarkullon një sëmundje që quhet keratokonjutiviti epidemik, ose gripi i syrit në gjuhën popullore. Në përgjithësi ai shkaktohet nga adenoviruset dhe është tepër ngjitës. Transmetimi kryesor është nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë të gishtave me sytë. Zakonisht sytë preken me duar në mënyrë të pavullnetshme rreth 14 herë në ditë. Kjo ndodh më tepër te fëmijët dhe gjatë përdorimit të produkteve kozmetike. Ky virus është mjaft rezistent dhe qëndron gjatë në mjediset që nuk pastrohen dhe dezinfektohen. Mjediset e ndotura me këtë virus, peshqirët, këllëfët e jastëkëve të ndotur apo shtrëngimi i duarve, mund të bëhen shkak për transmetimin e virusit. Gjithashtu, ai përhapet nëpërmjet ajrit gjatë kollitjes apo teshtitjes. Pra, virusi mund të gjendet kudo, por kryesisht mund të transmetohet në pishina, në vende ku kryhet ‘make-up’ apo në institucione të kujdesit shëndetësor nga duart e personelit.




Simptomat
Shenjat kryesore janë: skuqje e së bardhës së syrit, ënjtje e kapakëve të syrit apo konjuktivës, lotim i vazhdueshëm i shtuar, shqetësim nga drita, ndjesi e një trupi të huaj në sy apo ndjesi për ta fërkuar syrin. Kruajtje, irritim apo djegie e syrit, krusta në kapakët e syrit apo qerpikë. Ndërkohë, personat që përdorin lente kontakti nuk mund t’i mbajnë ato, pasi nuk ndihen mirë.

Parandalimi
Sakaq, Instituti i Shëndetit Publik jep disa këshilla të vlefshme për parandalimin e sëmundjes. Kështu, ISHP rekomandon të lani duart në mënyrë të vazhdueshme me ujë dhe sapun dhe mësoni fëmijët të bëjnë të njëjtën gjë. Gjithashtu, duhet të kontrolloni nëse keni dikë me këtë sëmundje, lani duart menjëherë pas kontaktit me të, dezinfektoni me produkte që përmbajnë klor sipërfaqet e prekura prej tij.

“Mos prekni sytë dhe mos i fërkoni ato kur jeni të sëmurë me këtë infeksion. Fërkimi i syrit përkeqëson gjendjen dhe e përhap atë edhe në syrin tjetër. Mënjanoni përdorimin e sendeve personale si peshqirët, këllëfët e jastëkëve apo çarçafët dhe batanijet, produktet kozmetike sidomos ato që përdoren për sytë, syzet etj. Mos përdorni lente kontakti kur keni shenja të këtij infeksioni derisa t’u thotë mjeku. Mos përdorni të njëjtin produkt, (medikamentet me pika apo pomadat) për syrin e shëndetshëm. Pra, kur mjekoni syrin e sëmurë, për të vendosur pikat ose pomadën te syri tjetër lani mirë duart dhe përdorni një pomade apo solucion tjetër, pavarësisht se lloji i produktit është i njëjtë. Pastroni mjediset publike dhe ato spitalore me dezinfektantë që përmbajnë klor dhe kjo të kryhet vazhdimisht”, – thekson Instituti i Shëndetit Publik.

Infeksione të tjera të syrit
Infeksioni në sy bën shkakton kruajtje dhe ndjesi djegie. Prekja e syve është gjithashtu një mënyrë e lehtë për të përhapur infeksionin. Prandaj duhet t’i rezistoni dëshirës për të prekur sytë, pasi mund të shtoni edhe më shumë baktere nga duart. Infeksionet në sy shkaktojnë dalje të sekrecioneve. Nyjat limfatike veprojnë si filtrues në trup, duke qenë se grumbullojnë dhe shkatërrojnë viruset dhe bakteret. Infeksioni i syrit shkakton shpesh ënjtje në njërin, ose të dyja nyjat limfatike prapa veshëve, ajo që është më afër syrit. Kjo është një shenjë se trupi po mundohet të luftojë çdo infeksion të shkaktuar tek konjuktivët. Konjuktivi të jep ndjesinë sikur ka hyrë një trup i huaj në sy (qime për shembull) dhe shkakton kruajtje të syrit. Lotët kanë funksion mbrojtës, i mbajnë sytë të lubrifikuar dhe ndihmojnë për nxjerrjen jashtë të baktereve. Kur në sy gjendet një trup i huaj apo infeksion, ai loton më shumë për të nxjerrë jashtë trupin e huaj ose bakteret që kanë shkaktuar infeksionin. Ndjeshmëria ndaj dritës mund të ndodhë me disa forma të konjunktivit, por nëse përsëritet shpesh, ose përjetoni dhimbje ose ndryshime në shikim, mund të jetë një shenjë e infeksionit në sy. Është e rëndësishme të kontrolloheni te mjeku për t’u siguruar që nuk keni ndonjë problem serioz që mund të prekë shikimin. Inflamacioni në sy, alergjia, gjëndrat e bllokuara mund të shkaktojnë ënjtje të qepallave, E bardha e syrit mund të ënjtjet gjithashtu nëse syri është prekur nga infeksioni.

Masat parandaluese

Lani duart në mënyrë të vazhdueshme me ujë dhe sapun dhe mësoni fëmijët të bëjnë të njëjtën gjë.
Kontrolloni nëse keni dikë me këtë sëmundje, lani duart menjëherë pas kontaktit me të, dezinfektoni me produkte që përmbajnë klor sipërfaqet e prekura prej tij.
Mos prekni sytë dhe mos i fërkoni ato kur jeni të sëmurë me këtë infeksion. Fërkimi i syrit përkeqëson gjendjen dhe e përhap atë edhe në syrin tjetër.
Mënjanoni përdorimin e sendeve personale si peshqirët, këllëfët e jastëkëve apo çarçafët dhe batanijet, produktet kozmetike sidomos ato që përdoren për sytë, syzet etj.
Mos përdorni lente kontakti kur keni shenja të këtij infeksioni derisa t’u thotë mjeku.
Mos përdorni të njëjtin produkt, (medikamentet në pika apo pomadat) për syrin e shëndetshëm. Pra, kur mjekoni syrin e sëmurë, për të vendosur pikat ose pomadën tek syri tjetër lani mirë duart dhe përdorni një pomade apo solucion tjetër, pavarësisht se lloji i produktit është i njëjtë.
Pastroni mjediset publike dhe ato spitalore me dezinfektantë që përmbajnë klor dhe kjo të kryhet vazhdimisht.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.