AKTUALITET

“Të pashë kur t’i ngulën thikat në shpinë ”, mesazhi i këshilltares bukuroshe të Haradinajt

14:53 - 23.07.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Meliza Haradinaj, këshilltarja e tashmë kryeministrit në largim, ka komentuar  nisjen e Ramush Haradinajt drejt Hagës.




Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Meliza sqaron Haradinaj qëndroi stoikisht kundër ndarjes së Kosovës si dhe për mbajtjen e taksës.

“Të pashë teksa u acarove kur ta përmendën për herë të parë në zyrën tënde ndarjen e Kosovës; Të pashë teksa ia the troc, tejskajshmërisht i irrituar, atij që për herë të parë ta përmendi ndarjen dhe shkëmbimin e territoreve – që nuk është më i mirëseardhur në zyrën tënde”, shkruan Meliza.

Potimi i plotë i saj:

Kryeministër,

Të pashë teksa u acarove kur ta përmendën për herë të parë në zyrën tënde ndarjen e Kosovës; Të pashë teksa ia the troc, tejskajshmërisht i irrituar, atij që për herë të parë ta përmendi ndarjen dhe shkëmbimin e territoreve – që nuk është më i mirëseardhur në zyrën tënde;

T’a njoha dhimbjen kur ishe i vetëm në luftën për mosdorëzimin e sovranitetit të Kosovës te Serbia;

Isha aty kur iu the të gjithëve që për Ushtrinë e Kosovës nuk do të vendoset në tavolinën dialoguese me Serbinë, as për Trepçën, as për tregun e Kosovës;

Të pashë kur t’i ngulën ‘thikat në shpinë’ ata prej të cilëve nuk e prisje, por nuk tu tremb syri as goja për t’i përballë me të vërtetën.

Çfarëdo të jetë epilogu i shkuarjes sate të sotme në Hagë, prapa na ke, si ushtarë politikë, luftëtarë të paqes, në rresht, duke shtyer përpara kauzën tënde për t’a bërë Kosovën ashtu siç na e lanë amanet të parët tanë. Për Kosovën shtet – të pandashëm, unik, që qëndron e fortë vertikalisht në këmbët e saj.

Na e the sot, që vetëm ata që qëndrojnë stoik për shtet e popull, do të dalin fitues! Kosova jonë e ka fitoren në derë!

Faleminderit dhe Mirupafshim së shpejti në Kosovë, Kryeministër!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.