Kosova

Dorëheqja e Haradinaj, Ambasada e SHBA: Po vëzhgojmë, të tregohet forca e institucioneve

17:56 - 26.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka reaguar ndaj dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga posti i kryeministrit.




Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada thekson se po e shikojnë me vëmendje se si Kosova po ballafaqohet për herë të parë me dorëheqjen e kryeministrit.

Më tej, në reagim thuhet se si do të trajtohet kjo çështje, do të tregojë forcën e institucioneve të Kosovës dhe gatishmërinë e zyrtarëve për t’iu përmbajtur Kushtetutës dhe ligjeve.

“Duke parë me vëmendje se si Kosova po ballafaqohet për herë të parë me dorëheqjen e kryeministrit. Si do të trajtohet kjo do të tregojë forcën e institucioneve të Kosovës dhe gatishmërinë e zyrtarëve për t’iu përmbajtur Kushtetutës dhe ligjeve”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.