Kryesore

Eleganca e grafikës së KOSTA RAKËS

16:30 - 28.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kosta Raka është një emër i fiksuar me arritjet më të mëdha të karikaturës shqiptare. Por, në fondin e krijimtarisë së tij, krahas tablove kompozicionale në vaj, portreteve, karikaturave etj., ruhen dhe mbi 500 grafika të formatit të madh, të punuara me tush, disa prej të cilave po ekspozohen më poshtë. Tematika në to janë pamjet më piktoreske të vendit tonë si dhe ndërtimet me vlerat më të spikatura etno-kulturore të popullit tonë, duke filluar që nga Vermoshi e deri në Konispol. Këto punime janë vlerësuar jo vetëm në vendin tonë, por dhe jashtë, ku autori ka hapur me dhjetëra ekspozita personale grafike.




Eleganca e Kosta Rakës është shumë interesante dhe në punët e grafikës, ai mundohet të përcjellë shumë finesë dhe mbi të gjitha saktësi të elementëve të përshkruar. Këtë skrupulozitet ai e përcjell edhe në karikaturë, ku në disa raste mundohet të sfumojë disi idenë e tij, me abstragime të tjera. Vetëm se në grafikë ai është realisht një nga njerëzit që punon me një saktësi gati matematike duke u përpjekur të mos lerë të pazbuluar asnjë element.
Kosta Raka është një emër që i ka bërë nder artit tonë grafik dhe nga ana tjetër kulturën e këndshme e ka përcjellë dhe jashtë vendit në përballjet ku është nderuar. Elementë të spikatur të grafikës i ka përcjellë me saktësi disa herë dhe në karikaturë duke falur punë të mrekullueshme për historinë tonë të artit. Me shpërfaqjen e këtyre punëve po mundohemi të sjellim një pjesë ndryshe të krijimtarisë së tij. (b.an)

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.