Kryesore

Bursa 5-mujore në Itali për specializantët e Kirurgjisë së Përgjithshme

17:00 - 31.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Deri në 9 shtator të këtij viti, studentët specializantë në Kirurgji të Universitetit të Mjekësisë në Tiranë do të kenë mundësi të aplikojnë për specializim afatgjatë në Universitetin e Bolonjës në Itali. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot kriteret dhe dokumentacionin e plotë që duhet të dorëzojnë të gjithë kandidatët e interesuar. “Llojet e mobilitetit përfshijnë shkëmbimin e specializantëve për studime; ndërsa nivelet e mobilitetit për studentët përfshijnë specializim afatgjatë në Kirurgji të Përgjithshme (me përjashtim të studentëve specializantë që ndjekin vitin e parë të specializimit).
Studentët shqiptarë do të kenë mundësi të ndjekin një specializim afatgjatë prej 5 muajsh në universitetin e Bolonjës në fushën e studimit Kirurgji e Përgjithshme.




Dokumentacioni
Specializantët e Kirurgjisë të interesuar për këtë bursë duhet të aplikojnë duke dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm që përfshin: CV në gjuhën angleze, kopje të pasaportës, vërtetim studenti, letër motivimi në gjuhën angleze si dhe një certifikatë të gjuhës së huaj (Anglisht B2). Kandidatët e interesuar duhet të kenë parasysh të dorëzojnë edhe “Learning Agreement” e cila është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. “Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘Before the mobility’. Në tabelën A përcaktohet aktiviteti që do të zhvillohet në universitetin pritës. Në tabelën B përcaktohet se cili prej aktiviteteve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Mjekësisë, kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit. Dokumenti ‘Learning Agreement’ te seksioni ‘Commitment’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dr.shk. Durim Çela dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus+, prof. dr. Alma Idrizi”, – theksohet në njoftimin e Universitetit të Mjekësisë. Në këtë të fundit më tej bëhet me dije se aplikantët në momentin e dorëzimit në rektorat të planit të mobilitetit duhet të bashkëngjisin edhe dokumentin e vërtetimit nga dekani që lejon shkëputjen nga universiteti gjatë kohës së mobilitetit. Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Mobiliteti dhe dokumentacioni

Llojet e mobilitetit përfshijnë
† Shkëmbimin e specializantëve për studime
† Nivelet e mobilitetit për studentët
† Specializim afatgjatë në Kirurgji të Përgjithshme (me përjashtim të studentëve specializantë që ndjekin vitin e parë të specializimit).
† Kohëzgjatja e mobilitetit
† Specializim afatgjatë (5 muaj)
† Fusha e studimit
† Kirurgji e Përgjithshme
Dokumentet që nevojiten për aplikim:
† CV në gjuhën angleze.
† Kopje e pasaportës.
† Vërtetim studenti.
† Letër motivimi në gjuhën angleze.
† Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2).
† ‘Learning Agreement’.
* ‘Learning Agreement’ është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës.
† Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘Before the mobility’.
† Në tabelën A përcaktohet aktiviteti që do të zhvillohet në universitetin pritës.
† Në tabelën B përcaktohet se cili prej aktiveteve të tabelës A do të njihen në Universitetin e Mjekësisë, kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.