AKTUALITET

Video/ Tërmeti në Korçë, njerëzit në panik dalin në rrugë, dëmtohen 12 shtëpi në Qafëzezë

19:07 - 31.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lëkundjet e forta të tërmetit që u ndjenë rreth orës 16:21 në Korçë nuk kanë qenë të vetme.
Lëkundje të tjera janë ndjerë sërish më pas dhe banorët të frikësuar kanë dalë nga shtëpitë e tyre duke mbushur sheshet poshtë pallateve dhe rrugët. Tërmeti i dytë ka qenë 7 minuta pas të parit dhe me magnitudë 3.4.




Pas lëkundjeve të njëpasnjëshme të tërmeteve në juglindje të vendit janë publikuar edhe të dhënat e para të dëmeve në banesat e kësaj zone.
Eshtë konfirmuar se deri tani rreth 12 shtëpi të dëmtuara më herët (tërmeti me 1 qershor) kanë pësuar sërish dëme. Të dhënat e banorëve janë hedhur poshtë nga prefekti i qarkut të Korçës, i cili tha se nga tërmeti i pasdites së sotme nuk është shënuar asnjë dëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.