AKTUALITET

Krimet e Rënda/ Ndryshon masa e sigurisë për Arben Çukon

09:09 - 01.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-deputetit socialist dhe ish-drejtor i Burgjeve Arben Çuko, nga ‘arrest shtëpie’ në ‘detyrim paraqitje’.




Gjykata ktheu dosjen e tij më 16 Korrik  për plotësim hetimesh me pretendimin se hetimet  e deritanishme ishin të paplota dhe me mangësi në drejtim të provave.

Emri i ti tij doli në përgjimet e grupit Avdylaj. Arben Çuko akuzohet se në kohën kur ka qenë në krye të Drejtorisë së Burgjeve ka miratuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi kundrejt ryshfetit 3.000 euro.

Arben Çuko u arrestua në kuadër të operacionit “VOL-VO4” në 18 tetor 2018. Akuza e tij është “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.