Horoskopi

Horoskopi i datës 3 Gusht 2019

00:00 - 03.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Bërja e një ndryshimi në jetën tuaj do të ishte një veprim i zgjuar, por jo në këto momente. Ka shumë “peshkaqenë” që notojnë në ujërat tuaja dhe nëse bëni një lëvizje të shpejtë, mund të tërhiqni vëmendjen e tyre!

Mbusheni ditën me të qeshura dhe miq të mirë. Kjo është një ditë e shkëlqyeshme për t’u shoqëruar me njerëzit dhe anëtarët e familjes, që nuk i keni parë prej disa kohesh. Dërgoni një ‘email’ te një mik ose bëni një telefonatë spontane me një të afërm

Mundohuni ta mbani komunikimin tuaj në nivele minimale. A duhet vërtet të jeni në kontakt të vazhdueshëm me botën? Mundohuni të përdorni sa me pak telefonin celular dhe kursejini bisedat me njerëz që nuk sjellin asgjë në jetën tuaj.

Kohët e fundit ju keni marrë shumë më shumë rreziqe se zakonisht? Vazhdoni të ecni në anën e egër pak më shumë sot, sepse mund të zbuloni anë interesante nga vetja juaj. Bëni diçka të re vetëm për të provuar atë për herë të parë.

Sot mund të ndjeheni sikur jeni duke u mbingarkuar nga ftesat sociale. Herët a vonë do të duhet të zgjidhni një person mbi një tjetër. Vetëm sigurohuni që e dini paraprakisht se kush kryeson në listën tuaj.

Kjo ditë ka potencialin të jetë e mirë ose e keqe. Gjithçka varet nga qëndrimi juaj. Nëse një lajm i pakëndshëm arrin në mëngjes duke ju shkaktuar shqetësim, sigurisht që edhe pjesa tjetër e ditës do të jetë e kotë. Mendoni pozitivisht për gjithçka.

Është një ditë e mrekullueshme për të diskutuar rreth filozofive tuaja dhe për të shkëmbyer ide me njerëzit e tjerë, veçanërisht me ata që kanë pasur përvoja jetësore që ndryshojnë shumë nga tuajat. Ju duhet stimulim dhe debat për të testuar disa nga teoritë tuaja.

Sot është dita të mendoni më shumë për aspektin romantik. Nëse jeni në një lidhje, organizoni diçka interesante, si një udhëtim, ose një darkë të këndshme. Gjithçka tjetër që nuk ka të bëjë me çështjet e zemrës mund të presë.

Nëse jeni duke menduar që të bëni një investim të rëndësishëm, sot është koha që të prisni. Nuk favorizoheni shumë në çështjet ligjore dhe nënshkrimin e kontratave. Megjithatë, kjo është periudhë kalimtare.

Duhet të ndërtoni një reputacion më të fortë për besueshmërinë tuaj. Nëse nuk e bëni këtë, njerëzit do të mendojnë se nuk jeni i qëndrueshëm. Bari mund të duket gjithmonë më i gjelbër në anën tjetër të gardhit, por kjo nuk është realiste.

 

Edhe afera më marramendëse qetësohet në një kohë të ftohtë, prandaj mos u shqetësoni. Nëse nuk jeni në një lidhje tani, do të shihni gjëra në marrëdhënie të tjera, që do t’ju bëjnë mirënjohës që nuk keni askënd në krah.

Organizoni ndonjë udhëtim jashtë vendit. Mos harxhoni kohën me njerëz të mërzitshëm. Gjasat janë që në aspektin romantik mund të krijoni një raport interesant sentimental.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.