Horoskopi

Horoskopi i datës 4 Gusht 2019

00:00 - 04.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nëse jeni duke kaluar momente stresuese, bëni një pauzë nga punët e përditshme. Me rëndësi është që të kujdeseni për shëndetin. Shtojini pushimit ndonjë udhëtim buzë detit.

Mos nxitoni shumë për të arritur qëllimet tuaja. Në qoftë se nuk doni të keni një tufë surprizash të pakëndshme, atëherë këshilloheni ta ulni pak ritmin. Do të shikoni se gjërat do të ecin në favorin tuaj.

Nëse jeni duke u treguar flirtues me dikë dhe ky person nuk po i kupton mesazhet tuaja, atëherë është koha që të hiqni dorë. Nëse nuk është i interesuar, nuk mund ta detyroni të shohë se sa të mrekullueshëm jeni.

Ekziston një boshllëk midis asaj që mendoni dhe asaj që thoni. Ju duhet ta dëgjoni zërin tuaj të brendshëm dhe ta respektoni atë. Mos kini frikë të ndani me botën ndjenjat tuaja të vërteta. Largojini filtrat dhe thjesht flisni!

Puna në ekip mund të jetë një forcë e fuqishme, por të punuarit në grup mund të mos sot funksionojë për ju. Ekziston një mundësi e lartë përplasjesh me kolegët. Nëse mundeni, shmangni pjesëmarrjen në aktivitete ku ndodhen shumë njerëz. Rrezikoni të nxirrni karakterin tuaj prej luani ku mund të lëndoni shumë njerëz.

Jini shumë të kujdesshëm kur komunikoni sot. Një fjalë e keqpërdorur mund të krijonte një problem të madh. Kontrolloni dyfish çdo ‘email’ apo mesazh dhe sigurohuni që po thoni saktësisht ato që dëshironi të thoni.

Të pasurit kontroll mbi paratë e njerëzve të tjerë do t’ju shkaktojë shumë më stres sesa të kontrolloni paratë tuaja, prandaj shmangni përfshirjen në çfarëdo lloj pronësie financiare, nëse është e mundur! Kjo nuk është koha për të blerë diçka me kartën e kreditit të dikujt tjetër.

Edhe afera më marramendëse qetësohet në një kohë të ftohtë, prandaj mos u shqetësoni. Nëse nuk jeni në një lidhje tani, do të shihni gjëra në marrëdhënie të tjera, që do t’ju bëjnë mirënjohës që nuk keni askënd në krah.

A jeni si në gjemba në lidhje me një vendim të ardhshëm? Nuk duhet të jeni. Nuk ka rëndësi se çfarë mendojnë njerëzit e tjerë tani, sepse përfundimisht rezultati varet nga ju dhe mënyra se si ndryshon jeta juaj. Tani nuk është koha për të dorëzuar timonin te dikush tjetër.

Në çdo lloj komunikimi sot, duke filluar nga mesazhet me tekst deri te bisedat ballë për ballë dhe madje edhe posta elektronike duhet të jeni të sigurt se do t’i kushtoni vëmendje asaj që po ju përcillet. Tani për tani, njerëzit do të jenë të paqartë në lidhje me atë që duan vërtet nga ju.

 

Truri juaj sot do të stimulohet mjaft. Jo çdo lidhje intelektuale që keni me dikë sot do të ngjallë një romancë të shkëlqyeshme, por do të ketë një bisedë të veçantë që t’ju mbetet në mendje për ditë të tëra. Po filloni të kuptoni se vlera që një person mund të shtojë në jetën tuaj, vjen më shumë nga ato që thonë.

A keni kaluar shumë kohë me vetëm një ose dy persona? Sot është një kohë e mirë për të vendosur pak më shumë distancë nga njerëzit që janë në jetën tuaj. Kjo nuk do të thotë që t’i largoni ata nga ju, por vetëm të përpiqeni të zbuloni mënyra të tjera argëtimi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.