BLUETOOTH

Flori Mumajesi: Turp, turp, turp, sinqerisht nuk e kam menduar ndonjëherë që do jem në pozita të tilla

12:58 - 05.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:




Javën e kaluar në suplementin e një të përditshmeje u publikua lajmi se Vedat Ademi ka ndërprerë bashkëpunimin me Argjentina Ramosajn, pasi kjo e fundit nuk kishte paguar lekët. Lidhur me këtë situatë ka reaguar producenti Flori Mumajesi, i cili është njëherësh drejtues i studios që ka marrë në menaxhim Argjentina Ramosajn…Ja çfarë shkruan Flori në statusin e tij në “Facebook”.

Reagim Njerëzor…
Lexoj lart e poshtë artikuj nëpër blogje të ndryshme, blogje serioze dhe jo serioze. Titulli: Argjentina ka menduar të bëjë këngë pa asnjë cent… Dakord, të jesh i lirë sot është një vlerë që jo gjithkush e ka, por kur abuzohet me të vërtetën pa logjikë vetëm për interesa si kur teprohet ca. Nejse që të mos zgjatem shumë, në kaq vite punë me shumë duete asnjëherë nuk më ka ndodhur të dëgjoj një rast si ky e jo më të jem pjesë e tij. Kam realizuar disa duete dhe disa bashkëpunime. Më besoni që kurrë nuk e kam zgjedhur një bashkëpunëtor dhe më pas t’i them ‘ok kënga do jetë e imja’. D.m.th. Flori Ft X dhe të gjitha shpenzimet do t’i ndajmë 50/50 nuk ka ndodhur në asnjë rast….Jo sepse nuk kam respekt për atë që bëj apo atë që jam, por thjesht nuk ka sens. Është e tepërt, është jashtë çdo norme në një bashkëpunim të vërtetë. Është shumë fyese për atë artist që fton. Këto janë detaje pa lidhje që ndoshta as që i interesojnë dëgjuesit apo shikuesit, por pasi dolën në shesh dhe pjesërisht janë të vërteta, më lejoni ta ndaj edhe unë me ju mendimin tim… Është vonë dhe sa herë shkruaj vonë më duket sikur gaboj, si kur ky status nuk duhej të shkruhej. Por më besoni jam zhgënjyer shpeshherë dhe nuk kam folur askund për askënd. Ndoshta ka ardhur koha të thuhen disa gjëra si janë. Turp, turp, turp, sinqerisht nuk e kam menduar ndonjëherë që do jem në pozita të tilla, në pozita që do më duhet t’i bëj audiencës të qarte se një bashkëpunim nuk funksionon nga mendimi që ke për veten, nga vlerësimi që ke për veten, nga ide dhe formula të shpikura. Do zgjatesha edhe më shumë, por kam vendosur që mos të merrem më me histori të tilla, me personazhe që abuzojnë me respektin. Me personazhe që gjithmonë pendohen për veprimet që bëjnë dhe prapë nuk e japin veten. Me personazhe që mendojnë se gjithë jetën do jenë këngëtarë, prezantues, kompozitorë, drejtues etj…Cikli një ditë mbaron për të gjithë ne! E mendoj këtë edhe për veten! Dhe çfarë mbetet pas kësaj?!
PS: Jam duke punuar një këngë të re pa asnjë CENT – Argjentina Ramosaj Ft Flori… Ky ka qenë statusi që këngëtari ka vënë në “Facebook” si një reagim për atë që Vedat Ademi kishte thënë lidhur me duetin me Argjentinën…

Ky shkrim u botua më 24 nëntor 2012


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.