KULTURË

Edi Rama citon Gëzim Kamen: Ka qenë barakë, duam teatër të ri

10:30 - 07.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama si çdo ditë ka shpërndarë një tjetër artist që do teatër të ri. “Gëzim Kame, regjisor i njohur i teatrit, pedagog e drejtues i katedrës së artit skenik në Institutin e Lartë të Arteve, ku u formua gjenerata e aktorëve të viteve të diktaturës, ka vënë në skenën e Teatrit Kombëtar drama e komedi, shumë të duartrokitura nga publiku. Opinioni i tij për ngrehinën ekzistuese të teatrit është ai që ka qenë denbabaden”, – shkruan kryeministri.




Ndërsa sipas citimit të kryeministrit, që deri më tani është përgënjeshtruar e kundërshtuar nga jo pak artistë që ka publikuar në faqen e tij, Gëzim Kame ka thënë: “Unë jam dëshmitar i dy kohëve, edhe para 20 viteve i njëjti problem ka qenë. Atëherë u tha që kjo godinë do shembet se nuk e mban zjarrin, do të digjet shpejt, po të njëjtat gjëra. Kreu i aktorëve, Kadri Roshi thoshte: Aman more na bëni një teatër të ri! Ishte ëndërr e të gjithë aktorëve sepse që në ’46 ka qenë si barakë. Ne shqiptarët kemi fatin që po bëjmë gjëra të reja këtë periudhë dhe po marrim maksimumin e vlerës së Europës. Në asnjë mënyrë të mos pengohet ndërtimi i një teatri të ri në atë vend ku është teatri ekzistues”.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.