OPINION

Elona Guri i përvishet Spiropalit: Dylqinia e Donkey Ramës, kujdes ushtën…

15:45 - 07.08.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Elona Guri




Dylqinia e Donkey Ramës, kishte tundur shaminë nga frengjia e kullës së Surrelit. Atë kullë që e ëndërroi netëve të gjata të grevës “së urisë” në Bulevard! Uri që nuk u shua as me postin e doganave, as me shërbimet ndaj Donkey-t të saj. Gjithmonë e detyruar të lëçisë “poezitë” kushtuar personazhit të saj. Sa herë i dhemb Donkey-t, kësaj i krruhet. Sa herë e kap e ftohma atë, kjo kollitet. Sa herë i ndizet, kjo vrapon t’ia shuajë.
Eh, Dylqinia Elisë, njëherë që fole me mendt e tua, e bëre Donkishotin personazh të letërsisë shqiptare. Ndërsa Servantesit i lëvizën eshtrat atje ku është, që pas 500 vitesh doli një njeri që i ndryshoi nacionalitetin. Kaq është realisht niveli yt, sa do të përpiqesh.
Injoranca, paaftësia dhe hajdutëria të rrinë fiks si ato kostumet që qep me porosi.
Dylqinje, vazhdo ëndërro, ato edhe dalin. Kalaja e Surrelit aty është, por të lutem mos e ngatërro ushtën e Donkeyt me pirunin!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.