KULTURË

“Fitoi një grua zezake”, si u komentua në Shqipëri kur Toni Morrison mori Nobelin

08:24 - 07.08.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 Ka ndërruar jetë në moshën 88- vjeçare shkrimtarja Toni Morrison, fituese e çmimit Nobel në letërsi.




Lindur në Ohio gjatë periudhës së Depresionit të Madh, Toni Morrison, emri i vërtetë i së cilës është Chloe Anthony Wofford u nderua me çmimin Nobel (1993) si dhe Pulitzer.

Shkrimtarja Flutura Açka ka komentuar ndarjen nga jeta të shkrimtares, ndërsa thotë se pa Toni Morrison bota letrare do të jetë më e zbehtë.

Shkrimtarja shkruan:

Bota letrare më e zbehtë nga sot pa Toni Morrison, bota e grave letrare edhe më shumë, bota e së drejtës njerëzore akoma edhe më shumë.

“Unë dua të ndiej atë që ndiej. Edhe sikur të mos jetë lumturi!”

Ate ditë tetori të vitit 1993, kur Toni Morrison mori Çmimin Nobel, Televizioni Shqiptar ka njoftuar drejtpërdrejt, duke e shpallur: “Fitoi një grua zezake”. Grua, dhe zezake, një shprehje e shëmtuar raciste, Por, sigurisht, vinim nga një regjim i errët dhe i ngritur mbi urrejtjen për komunitete, shtresa e klasa “të papëlqyeshme”. Toni Morrison, kjo qenie brilante që e hodhi në sitë racizmin në letërsinë e madhe amerikane të parasajshme, do t’i mungojë shumë botës.

Sikur t’i jepte sërish televizioni shqiptar ato pamje sot, të ndjeheshim sërish me turp! Uroj të mos i fshijë nga arkiva, do t’i duhen historisë!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.