BLUETOOTH

Kelvi moderatori i ri i “Ditë e re”, reagon Dajana Shabani

15:40 - 07.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këto ditë kanë qarkulluar lajmet se Kelvi Kadilli dhe Arjola Shehu kanë zëvendësuar Dajana Shabanin dhe Besmir Metanin në emisionin e mëngjesit “Ditë e re” në ‘Ora News’. Që Kelvi dhe Arjola do të jenë drejtuesit e rinj të programit, kjo gjë është e konfimuar tashmë.




Mirëpo, Dajana ka reaguar përmes një statusi në Instagram, ku shkruan se ata nuk e kanë zëvendësuar, por ajo është larguar me dëshirë nga emisioni, sepse do të jetojë jashtë Shqipërisë. Pra, vendimi i saj për largimin jashtë Shqipërie, ka bërë që i gjithë emisioni të shkrihej.

“Vendimi im për largimin nga emisioni, (për jashtë Shqipërie) ,”shkriu” të gjithë grupin e emisionit “Dite e Re”! Duke falënderuar pafund Besmir Metani dhe Hermes Nikaj që ishin me mua në këto 2 sezone, e ndjeva të domosdoshëm këtë sqarim, për shkak të portaleve dhe komenteve se u “zevendësuam”.

Kam shkuar në opera 11 vjeç, libri i parë filozofik “Kështu foli Zarathustra” është lexuar kur unë kam qenë vetëm 14 vjeç, kam qenë një nxënëse shumë e mirë, kam udhëtuar në 40 vende etj., por këto nuk i interesojnë fare Rukies nga Kamza, Benit nga Lapraka dhe as atij në zyrë në qendër të Tiranës, sepse ne zgjodhëm të vinim origjinal, duke prekur realitetin shqiptar, e duke e përcjellë atë më të qeshura pafund!

Këtë e vendosëm ne! Askush nuk na ka zëvendësuar dhe mendoj se kam bërë një punë të mirë duke u bërë “urë lidhëse” edhe për Kelvi Kadilli (meqë nuk më falenderoi, por e falënderoj veten. Jeni shumë të mirë të gjithë. Faleminderit për SMS e pafundme”,-shkruan Dajana

. Ajo ka qenë shoqja e ngushtë e Kelvit në gjimnaz dhe siç shkruan edhe në status, ajo ka qenë një urë lidhëse për emisionin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.