Show-Bizz

“Shpërthen” Bebe Rexha me të brendshme: Më thonë që nuk kam moshën për të qenë tërheqëse

16:00 - 14.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bota e muzikës s’është e lehtë dhe shumë shpesh artisti has pengesa që edhe e detyrojnë të heq dorë nga arti. Por një gjë e tillë nuk ndodh me këngëtaren e njohur shqiptare, Bebe Rexha, e cila ka marrë përkrahjen e shumë yjeve botërore dhe fasave të saj gjithandej në rrjete sociale. Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka bërë bujë me një postim në Instagram. Bebe ka publikuar një fotografi ku shfaqet tërheqëse vetëm në një palë të brendshme të zeza, foto kjo të cilën ia ka dedikuar një producenti të muzikës, i cili i ka thënë se ajo nuk e ka moshën më për të qenë në këngëtare seksi. Këngëtarja ka shkruar një shpjegim të gjatë pse ai është shumë gabim dhe përkrahja nga shumë artistë të njohur botërorë nuk ka vonuar.




“Së fundmi një producent muzike mashkull më tha se po plakesha shumë dhe se imazhi im ishte ‘konfuz’. Sepse… jam një kantautore dhe postoj foto seksi në ‘Instagram’-in tim dhe se kjo nuk është gjëja që bëjnë kantautoret femra, sidomos në moshën time. Jam 29 vjeçe. Më ka ardhur në majë të hundës të qenit brenda një kutie. Unë vendos rregullat e mia. Jam lodhur me vajzat që etiketohen si ‘shtriga’ kur plaken dhe djemtë që etiketohen si seksi me kalimin e kohës. Gjithsesi, unë mbush 30 vjeç në 30 gusht dhe e dini çfarë, nuk do t’ia mbath! Nuk do të gënjej për moshën apo të bëj këngë që e ndjej se do të shesin më shumë, sepse ngjajnë si për më të rinj. Do t’i festoj vitet e mia, sepse jam më e mençur, më e fortë dhe më besoni, jam një e dashur më e mirë sesa 10 vite më parë”, ka shkruar Bebe Rexha. Ndër të parët ishte Rita Ora, e cila i ka lënë Bebes një koment shumë të bukur duke i ofruar përkrahje. “Kantautorja ime mbretëreshë seksi. Ti je e bukur, duke u bërë edhe më seksi me moshën dhe talenti yt këndon për ty. Vazhdo duke i bërë vetë rregullat”, shkruan ajo. Edhe komenti i këngëtares më të përfolur të momentit, Taylor Swift, e ka emocionuar tej mase Beben. Swift ka shkruar: “Mos iu lësho udhën. 29 vjetaret të bashkohemi!”, duke i dhënë përkrahjen për fjalët që Bebe ka shkruar për këtë temë të ndjeshme dhe seksizmin që po i bëhet nga meshkujt. Ajo ka marrë edhe shumë komente tjera dhe ka thyer rekord personal të pëlqimeve në një fotografi në ‘Instagram’-in e saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.