SPORT

Teuta bind në miqësore, Nikaç bind Shkëmbin

11:38 - 15.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Skuadra e Teutës ka luajtur dje miqësoren e fundit në Korçë, ku ka zhvilluar prej dy javësh fazën përgatitore. Klubi durrsak ka qenë përballë skuadrës së Kategorisë së Dytë, Maliqit dhe ka fituar me shifrat 4-0, duke qenë dukshëm më superior në fushën e lojës. Shkëmbi prej kohësh kërkon edhe publikisht nga klubi t’i bëjë “dhuratë” një sulmues goli, por duket se Darko Nikaç po i tregon javë pas jave se duhet të besojë më shumë te ai, pasi po shënon me rregullsi, të paktën në ndeshjet miqësore që ka zhvilluar ekipi.




Malazezi gjeti edhe dje rrugën e rrjetës në pjesën e parë të takimit kundër Maliqit duke u konfirmuar në formë. Golat e tjerë u shënuan në pjesën e dytë dhe kishin si autorë Kalaja, Xhemalaj e Vecaj, të cilët vulosën suksesin 4-0 të durrsakëve. Tani, skuadra do të kthehet në Durrës për të vazhduar atje përgatitjet për ndeshjen e parë të sezonit që luhet kundër Bylisit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.