Kryesore

Festa mbaroi por Shtëpia e Birrës ju pret! Destinacioni kryesor në Korçë

11:49 - 19.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë 5 netëve të festës së Birrës, Shtëpia e Birrës Korça, ishte destinacioni i preferuar i turistëve të cilët zgjodhën ta kalonin festën në këtë restorant, për më shumë intimitet dhe birrë të freskët.Ishte e vështirë të gjeje vende të lira në restorant, por po aq e madhe ishte edhe dëshira për të parë nga afër vendin ku prodhohet birra e parë shqiptare, për ta shijuar atë të sapodalë nga fabrika që ngrihet aty pranë me ushqimet tradicionale nën tingujt e muzikës ‘live’.




Qytetarët korçarë të cilët e dinë historinë e birrës së parë shqiptare Korça shprehen tepër të kënaqur nga ndryshimet në fabrikën dhe restorantin e Birrës.Mbrëmjet janë të veçanta në qytetin e Korçës por ato mbeten në kujtesë kur bëhen bashkë shija e birrës Korça, ushqimi tradicional, shërbimi special dhe natyra mbresëlënëse që të fal ky vend, “Shtëpia e Birrës Korça”.Edhe pse festa e birrës mbaroi, shtëpia e birrës mbetet e hapur në çdo ditë të vitit për të gjithë ata që Korçën e adhurojnë dhe dëshirojnë të kalojnë aty ditët e tyre të pushimit. Shtëpia e birrës ofron çdo ditë birë dhe ushqim të një cilësie shumë të lartë me një shërbim të kulturuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.