AKTUALITET

“Djalin ia mori droga”/ Dhimbja e një nëne, Arjeta lut Zotin të jetë nëna e fundit që përballet me këtë dhimbje

13:35 - 24.08.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arjeta Musliu është një nënë nga Ferizaj, djali i së cilës e ka humbur jetën nga përdorimi i substancave narkotike.




Ajo ka treguar se ka qenë kureshtja ajo që e ka shtyrë djalin e saj Rijadin drejt kësaj bote të rrezikshme, që i mori jetën.

Musliu ka thënë se fatkeqësia më e madhe është se është ulur mosha e përdoruesve të drogave, ku sipas saj, ka rasti kur fëmijët në moshën 12 ose 13-vjeçare përdorin këto substanca.

“Në këtë rast djali im është viktimë e kësaj dukurie negative, e këtij fenomeni që ka marrë përmasa të mëdha. Kemi shumë elemnte që nuk i shohim, që prindi nuk mundet me pas si ide që fëmija i vet mundet me përdorë substanca të tilla”, ka shtuar ajo.

E ëma ka treguar se Rijadi ishte në trajtim mjekësor në një spital, por njëkohësisht kërkonte ndihmë nga nëna e tij, ka shkruar Telegrafi. Arjeta tashmë ka hapur një qendër këshillimi për t’iu ndihmuar përdoruesit e e substancave narkotike.

“Mos ta paragjykojmë përdoruesin e drogës, përderisa përdoruesi me qasjen e parë është i penduar. Çdo shikim dhe sy i përdoruesit kërkon ndihmë, çdo shikim i përdoruesit kërkon ndihmë”, ka shtuar ajo.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.