Kryesore

“I nderuar Kryeministër, këtë mendim s’e kam dhënë për Teatrin”, replikat e Ramës me aktoren

10:20 - 24.08.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeqeveritari Rama ka bërë publik mendimin e aktores dhe regjisores Ilire Vinca në lidhje me teatrin kombëtar. Kryeministri Rama ka shkruar në Facebook se artistja ka deklaruar: “Po të kishte mundësi të ndërtohej një teatër i ri në vendin ekzistues do të ishte mrekulli.”




Postimi i Ramës:

“Ilire Vinca, aktore dhe regjizore, me një sërë produksionesh të suksesshme dhe anëtare e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës, ka këtë opinion për Teatrin Kombëtar

ILIRE VINCA :
Po të kishte mundësi të ndërtohej një teatër i ri në vendin ekzistues do të ishte mrekulli. Teatri është zhvilluar shumë në vendet tjera për nga ana teknike, çka iu mundëson artistëve të sjellin në jetë kreativitetin e tyre, madje edhe i frymëzon për gjetje të reja. Përveç kësaj, një teatër i ri do të krijonte mundësi edhe teknike për punëtorët e teatrit dhe organizimin e shfaqjeve. Nga ana tjetër, edhe për audiencën do të ishte një freski. Uroj të bëhet sa më shpejt!”

Pasi Rama bëri publik mendimin e Ilire Vincës, aktorja ka sqaruar se qëndrimi i shprehur nga kreu i qeverisë në emër të saj nuk kishte të bënte me Teatrin Kombëtar.

Reagimi i artistes:

“I nderuar Kryeministër Rama, më vjen shumë keq, por me duhet ‘ju informoj që këtë mendim, nuk e kam dhënë për Teatrin Kombëtar. Është hera e dytë qe po ndodh ky keqkuptim, ndaj më duhet të sqarohem. Ju falemnderit”, ka komentuar artistja në postimin e kryeministrit në Facebook.

Rama ka vijuar bisedën me komentin e mëposhtëm:

“Ilire Vinca ndjese nese ju keni ndryshuar mendje, por tekstin e publikuar ketu, si çdo tekst tjeter te cituar nga protagoniste te ndryshem te komunitetit teatror shqiptar, ekipi i medias qe m’i ka vene ne dispozicion, nuk e ka shpikur por e ka marre nga publikime te caktuara. Ja njeri prej tyre, te cilin ma derguan, pasi u interesova kur lexova komentin tuaj. Me konfirmuan se i perket dates 27 qershor dhe askush nuk ka dijeni per ndonje pergenjeshtrim! Por e perseris, ju jeni ne te drejten tuaj te ndryshoni opinion, ashtu sikunder jo pak aktore te Teatrit Kombetar qe fillimisht ishin kunder apo skeptike, sot kane nje opinion te qarte pro shembjes se karakatines ekzistuese dhe ndertimit te Teatrit te Ri Kombetar! Keshtu qe, le te qendroje ketu edhe reagimi juaj ndaj postimit edhe ky koment, ne menyre qe te pakten disa derdimene, qe mesa shoh kane vrapuar te hedhin akuza per sajese, le ta shohin se ketu s’ka asnje sajese, po eshte nje citim nga nje deklarim publik. Gjithe te mirat dhe ndjese edhe njehere ne emer te ekipit te mediave dhe timin po ashtu, pasi me siguri qe po ta dinin se ju kishit ndryshuar opinion (apo se ju nuk pajtoheni me sa bashkelidhur), me siguri s’do ta kishin propozuar kete postim“.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.