Kryesore

“Tiranë-Durrës”, breshëri plumbash drejt lokalit

11:32 - 24.08.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Breshëri plumbash në drejtim të një lokali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit tësotëm në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.




Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit, në rrugën dytësore të autostradës Tiranë -Durrës , në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali. Si pasojë e të shtënave nuk ka të lënduar përveç disa dëme materiale përreth.

Grupi hetimor po kryen hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave si dhe po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kanosje” dhe “Prishja e qetësisë publike” .

Ne rr dytesore tiran durres drejt nje lokali eshte qelluar me arme zjarri. Nga te shtenat vetem deme materiale. Policia ka gjetur ne vendngjarje 3 gezhoja. Autori i pa identifikua


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.