AKTUALITET

Daçiç: Ja shteti që ka tërhequr njohjen e Kosovës

11:20 - 26.08.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç, gjatë një interviste dhënë televizionit serb Pink, ka deklaruar se Togo është vendi i 15-të që ka tërhequr njohjen e Kosovës.




Ai ka pranuar se ka për qëllim që numri i vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës të bjerë nën 97.

“Vazhdojmë derisa Kosova  ta kuptojë që gjërat nuk kanë marrë fund dhe se duhet të mendojë për kompromis”, ka deklaruar Daçiç.

Daçiç ka treguar gjatë intervistës se vendimi i këtij shtet9it për të tërhequr njohjen e Kosovës është marrë më 28 qershor.

E sikur kjo të mos mjaftonte, shefi i diplomacisë serbe ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë me “aktivitete” të tilla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.