SPORT

Ronaldo fton Messin për darkë, argjentinasi: Më mungon të luaj kundër tij

11:03 - 30.08.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka folur për marrëdhëniet me konkurrentin e tij më të madh, argjentinasin Lionel Messi gjatë ceremonisë së më të mirëve të Champions Leagues.




Juventini tha se marrëdhëniet me Messin edhe pse në një skenë të vështirë sportive, janë shumë të mira, ndërsa e ftoi publikisht për darkë.

 “Unë dhe Messi kemi ndarë për 15 vite këtë skenë së bashku, sigurisht që kemi një marrëdhënie të mirë. Jemi dy djem që kemi ndarë këtë skenë për 15 vite dhe është e vështirë. Nuk kemi ngrënë darkë akoma, por shpresoj që në të ardhmen do e bëjmë. Më mungon Spanja që të rivalizoj me Leon”, tha Ronaldo.

Duke komentuar marrëdhënien me Ronaldon, ylli i Barcelonës deklaroi se i mungonte rivaliteti me portugezin.

“Një rivalitet i bukur, mes meje dhe Ronaldos. Më mungon të luaj kundër tij. Tani është te Juventusi, me një ekip të fortë dhe shpresoj të përballemi në Champions”, tha Messi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.