SPORT

Leklerk në historinë e “Ferrarit”, bëhet piloti më i ri që ka fituar një çmim të Madh

14:50 - 02.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sharl Leklerk ka fituar Çmimin e Madh të Belgjikës, duke arritur njëkohësisht dhe suksesin e parë në karrierë në Formula 1. Piloti nga Monako ka kurorëzuar një garë perfekte, ndonëse vuajti jo pak në xhirot e fundit për shkak të gomave, por gjithsesi arriti ta mbajë pas shpine Hamilton dhe “Mercedes”-in tjetër të Botasit. Në vend të katërt e përfundoi Sebastian Fetel.




Kështu, Leklerk futet në histori si piloti më i ri i “Ferrari”-t, që arrin të fitojë një garë. Ai do të mbushë 22 vjeç më 16 tetor dhe lë pas të gjithë emrat e lavdishëm të së shkuarës, ndërsa tifozët e “Ferrari”-t shpresojnë që skuderia e tyre të rikthehet të dominojë si dukur. Gjithsesi kjo ishte vetëm një garë, Leklerkut i duhet të punojë fort.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.