SPORT

Ndeshja e futbollit te femrave shtuhet me 30 minuta nga moti i keq.Shqipëri – Finlandë 0 – 3

17:16 - 02.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndeshja e futbollit të femrave midis Shqipërisë dhe Finlandës është shtyrë me 30 minuta. Moti i keq që përfshiu Elbasanin këtë pasdite, ku nuk munguan shirat e rrëmbyeshëm dhe breshëri, bëri që sfida e futbollit të mos startonte në 17:00, por në 17 e 30.




Shqipëri – Finlandë 0 – 3 

Golat: Salstrom 9′, 37′, Kolanen 37′

Finlanda ka mundur në futboll për femra Shqipërinë me rezultatin e pastër 3 me 0 në qytetin e Elbasanit. Në sfidën hapëse për eleminatoret e “Euro 2021′, vajzat e drejtuara nga Vioresin Sinani nuk i kanë bërë dot ballë furisë së nordikeve, të cilat kanë qenë dukahëm më lart. Gjithçka u mby që në pjesën e parë, teksa fillimisht shënoi me lokë në minutën e 9′ Salstrom, e njëjta lojtare shënoi edhe të tretin në minutën e 37′. Në të 26′ është Kolanen që dyfishoi shifrat, me gmnjë gol thuajse fotokopje si ai i pari. Vajzat tona nuk rrezikojnë thuajse aspak, por vetëm mbrohen. Edhe në pjesën e dytë e njëjta histori, por gjithsesi, Shqipëria ia del të mbrohet me fanatizëm, duke mos lejuar një goleadë më të madhe.

Në fund të sfidës, tekniku i kombëtares shqiptate të femrave, Vioresin Sinani, pranoi humbjen, duke poguar se kundërshtari ka më shumë kualitet. Gjithsesi, shpreson që në ndeshjet e tjera të marrin edhe pikë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.