Horoskopi

Horoskopi i datës 3 Shtator 2019

00:00 - 03.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Energjia mashkullore do të luajë një rol kryesor në ditën tuaj. Nëse jeni duke menduar që të realizoni një udhëtim, tani është momenti më i përshtatshëm. Sa i përket aspektit sentimental, gjithçka do ju shkojë mirë.

Një fitimtar i zgjuar nuk ia përmend humbësit dështimin. Edhe pse e keni fituar përfundimisht pozicionin ku jeni tani, duhet të keni kujdes veçanërisht për ndjenjat e të tjerëve. Sidoqoftë, nuk është e nevojshme të minimizoni arritjet tuaja.

Nëse përpiqeni të vini gjithçka në një dritë pozitive, do të shijoni një ditë shumë të mirë. Por nëse përqendroheni vetëm në ato që nuk keni, ose çfarë nuk po shkon ashtu siç dëshironi, atëherë do të keni një ditë dekurajuese.

Nëse keni bërë diçka domethënëse, duhet të siguroheni që disa njerëz në jetën tuaj po mbajnë shënime. Nuk ka kuptim të fshihni arritjet tuaja. Në aspektin profesional do t’ju duhet më shumë vetëbesim.

Ju keni aftësinë për të shkëlqyer dhe sjellja juaj është shumë e vlerësueshme. Kini më shumë besim në fuqinë tuaj dhe do të filloni të ndiheni shumë më të qetë në qendër të vëmendjes. Kjo lloj përgatitjeje është e rëndësishme.

Edhe pse mund të ndiheni sikur po ndodhin shumë gjëra në jetën tuaj, prapë do të jeni në gjendje të shijoni çdo moment. Dhuroni më shumë buzëqeshje për njerëzit që keni pranë.

Tani për tani përpiquni të jeni shumë më aktivë me njerëzit se zakonisht. Do të ishte një ide e mirë të përzieni energjinë tuaj me energjinë e një grupi të madh, mundësisht në një lloj pozicioni udhëheqës. Në dashuri nuk keni shumë energji pozitive.

Nëse egoja juaj është ndier në nivele minimale kohët e fundit, përgatituni që kjo të ndryshojë sot. Por mos shikoni forcat e jashtme, sepse ky ndryshim do të vijë tërësisht nga brenda jush. Papritur, do të shihni me saktësi çdo arritje.

Buzëqeshja juaj e ndritshme do të jetë më e fuqishme nga sa mund ta kishit imagjinuar sot. Duhet të shfrytëzoni fuqinë e të menduarit pozitiv, sepse përqendrimi në atë që mund të shkojë keq do t’ju bëjë vetëm të zhgënjyer.

Xhelozia është një bishë djallëzore dhe mund të godasë në çdo moment, kështu që shmangni ndonjë bisedë konfliktuale. Nëse ndjeni zili, përpiquni të mos lejoni që kjo ndjenjë të shndërrohet në zemërim.

 

Shmangni gjithçka që duket si një luftë për pushtet sot. Ju jeni një paqedashës, por nuk keni nevojë të ndërhyni sa herë që shihni dy ose më shumë njerëz që konfliktohen. Merrni parasysh se çfarë është më e mira për ju.

Aq shumë gjëra që po ndodhin në jetën tuaj, sa nuk keni kohë për t’u shqetësuar për atë që po ndodh në jetën e njerëzve të tjerë. Qëndroni të përqendruar në zgjidhjen e problemeve tuaja dhe përballjen me sfidat e reja.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.