Kryesore

Ditmir Bushati largohet nga PS dhe merr kreu e Vetëvendosjes? Flet Albin Kurti

11:34 - 04.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, ka folur për herë të parë lidhur me zërat se Ditmir Bushati do të marrë drejtimin e degës së kësaj partie në Shqipëri.




I pyetur në emisionin “Tempora”, në RTV Ora, Kurti tha se gëzon një respekt të veçantë për Bushatin dhe do dëshironte të bashkëpunonte me të, por më shumë është lajm interesant sesa studim analizë, apo informacion i ndokund.

Pjesë nga biseda:

Albin Kurti: Unë nuk di që zoti Bushati, për të cilin kam shumë respekt është bërë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje. Qendra e Vetëvendosjes këtu në Shqipëri e ka autonominë e vet. Nuk ua kam zgjedhur unë as Enisul Starovën drejtor bordi, as drejtor organizate Bojken Abazin, as Hysamedin Ferrajn, Elvis Hoxhën e Orges Hazizajn e shumë të tjerë.

Gazetarja: Mund të jetë momenti kur një lëvizje prej Kosove të ketë një lider prej Shqipërie apo e kundërta?

Albin Kurti: Nuk e dyshoj që mund të ketë qenë me qëllim të mirë, por i përket organizatës dhe aktivistëve këtu të vendosin se si do të ecin tutje dhe me kënd. Unë besoj se më shumë është lajm interesant sesa studim analizë, apo informacion i ndokund.

Gazetarja: Ju do të kishit dashur ta kishte Bushatin në Vetëvendosje?

Albin Kurti: Unë dëshiroj të bashkëpunoj me të, por se çfarë forme merr ajo nuk më përket mua.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.