AKTUALITET

Me pantallona të shkurtra dhe fare i qetë, momenti i arrestimit të autorit të vrasjes në Bulqizë

14:27 - 05.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Publikohen pamjet e arrestimit të autorit të vrasjes. 22-vjeçari Fatjon Keta është ndaluar pak momente pas krimit nga forcat blu. Nga pamjet në fjalë shihet i riu teksa shoqërohet për në komisariat nga dy efektivë, ndërsa mban pranga në duar. I veshur sportiv, me një palë treçerekëshe e t-shirt, e atlete, 22-vjeçari mban kokën e ulur, ndërsa futet në makinën e policisë.

Fatjon Keta, kishte qenë shok me viktimën, Arlind Pasha dhe se shoqëroheshin bashkë çdo ditë. Po ashtu bëhet e ditur se 22-vjeçari, njihej si njeri problematik në lagje, pasi ushtronte edhe dhunë të vazhdueshme ndaj familjarëve të tij, (Ditën e sotme ka dhunuar nënën dhe motrën). Këta të fundit kishin njoftuar shpesh herë policinë, ndërsa autori pas shoqërimeve lihej i lirë. Po ashtu ai dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe se me vete mbante çdo ditë thikë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.