AKTUALITET

Shenjtërimit të Nënë Terezës/ Gledian Llatja mesazh solidariteti nga mensa sociale “Buka e Jetës” në Elbasan

13:10 - 05.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatmir Popja – Në ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja zgjodhi të përcjellë një mesazh solidariteti dhe vullnetarizmi nga mensa sociale “Buka e Jetës” në Elbasan.
Së bashku me deputeten Evis Kushi ata shërbyen sot ushqimin për rreth 70 të moshuarit dhe personat e vetmuar që marrin shërbim ditor në këtë qendër.
Duke ju bashkuar drekës dhe kafesë me të moshuarit, Llatja theksoi se Bashkia e Elbasanit ka qenë dhe do të jetë një bashki sociale, fokusi kryesor i së cilës do të jenë personat në nevojë.




Bashkia e Elbasanit, po lobon fort, tha Llatja, për të marrë sa më shumë fonde dhe për të rritur të ardhurat, në mënyrë që personat në nevojë të marrin një shërbim edhe më të mirë.
Shërbimi, mbështetja dhe riintegrimi i personave në nevojë, personave me aftësi ndryshe, fëmijëve, të moshuarve etj mbetet në fokus të punës së Bashkisë së Elbasanit, tha Kryetari i Bashkisë.
Edhe deputetja Evis Kushi vlerësoi nismën e Bashkisë së Elbasanit duke ju bashkuar asaj dhe duke përcjellë mesazhe solidariteti për ata që kanë më shumë nevojë.

fddfffd saaaaaaaaaaaaa glll gleddd evisii saaaaaaaa saaaaaaaaaa ssss
<
>

Në bashkëpunim me organizatat jo qeveritare dhe shoqata të ndryshme, Bashkia e Elbasanit ka mundur të ofrojë shërbime për një kategori më të gjerë njerëzish, siç është bashkëpunimi me qendrën A2B e cila ofron shërbimin e saj në këtë mensë sociale.
Prej 18 vitesh në Elbasan funksionon qendra sociale “Balashe”, fokusi i së cilës është mbështetja dhe riintegrimi i kategorive vulnerabël. Aktualisht në këtë qendër marrin marrin shërbim ditor 80 të moshuar dhe 35 persona me aftësi ndryshe.
Shërbimi në këtë qendër konsiston në mbështetje psikosociale, ushqim, aktivitete të ndryshe, riintegrimin dhe krijimin e një vatre familjare.
Në këtë qendër ka nisur tashmë funksionimin edhe “Shtëpia e të moshuarve” në të cilën janë akomoduar (rezidencialë) 18 të moshuar.
Pjesë e qendrës sociale “Balashe” është edhe Qendra Komunitare Rome e cila ofron shërbim ditor për 50 fëmijë të këtij komuniteti. Shërbimi konsiston në arsim parashkollor, mbështetje psikosociale dhe ndihmesë në përgatitjen e detyrave të shtëpisë.
Bashkia e Elbasanit synon të zgjerojë kapacitetet e këtyre qendrave për t’u ardhur në ndihmë dhe për të mbështetur një kategori më të madhe njerëzish.
Po ashtu në bashkëpunim me “Tjetër Vizion” ofrohet shërbim rezidencial për viktimat e trafikimit (aktualisht marrin shërbim 15 persona), si dhe ofrohet ndihmë për riintegrimin dhe formimin profesional të personave të kthyer nga emigrimi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.