Kryesore

Bëhuni gati për plazh, ja temperaturat në fundjavë

08:26 - 14.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas ditëve të freskëta dhe me reshje shiu në zona të ndryshme, duket se temperaturat e larta rikthehen në vend.




Shërbimi Meteoroligjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për 24 orët e ardhshme.

Antcikloni i Azoreve po vijon ndikimin e tij mbi Europën Qendrore por duke nisur nga sot dhe ditët në vijim ndikimi i tij do të ndihet akoma dhe më shumë edhe në Gadishullin e Ballkanit. Si përkthehet kjo?

Moti mbi vendin tonë do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare mbi relievet e larta malore.

Gjithashtu kjo situatë atmosferike do të shoqërohet me erë me shpejtësi mesatare deri dhe të fortë 15-25m/s sidomos përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore të vendit.

Siç u theksua më lartë edhe për fundjavën vendi do të ketë mot të kthjellët në të gjithë territorin.

Për ditën e nesërme temperaturat në vlerat minimale pritet të arrijnë nga 11 deri në 17 ºC, ndërsa ato të vlerat maksimale nga 25 deri në 33 gradë celcius.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.