AKTUALITET

Ndodh përsëri në Tiranë/ Pronari i shtëpisë plagos punëtorin (Emrat)

11:32 - 14.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një 51-vjeçar është goditur me mjete prerëse  nga pronari i shtëpisë.  I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës dhe po merr trajtim të specializuar, ndërsa agresori është vënë në pranga të policisë.Dashamir Lecini ka mbetur i plagosur, teksa ka qenë duke suvatuar në shtëpinë e autorit, Stefan Agolli.




Njoftimi i policisë:

Plagos me mjet prerës për motive të dobëta, punëtorin që po i kryente punime në banesë, në pranga 44-vjeçari. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4, arrestuan në flagrancë, shtetasin:– S. A., 44 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Vjedhje”). Në rrugën “Myslym Keta” brenda në banesë, ky shtetas ka goditur me mjet prerës për motive të dobëta shtetasin D. L., 51 vjeç i cili ka qënë duke kryer punime në banesën e shtetasit  S. A. I dëmtuari D. L., aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin mjekësor.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, në ngarkim të shtetasit S. A.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.