AKTUALITET

Në kërkim për mashtrim e armëmbajtje pa leje, 2 në pranga (Akuzat)     

12:46 - 14.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar sot nga Policia e Tiranës. Policia e Tiranës, me një njoftim të shpërndarë për mediat, tregon se dy të arrestuarit janë shtetasit M. E., 25 vjeç dhe A. S., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë.




Sipas bluve të kryeqytetit, 25-vjeçari rezultonte në kërkim për veprën penale të mashtrimit, ndërsa i arrestuari tjetër  ishte dënuar me 3.6 vite burg  për armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i policisë:

Vijon zbatimi i planit të masave për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Gjatë orëve të fundit kapen dhe ndalohen nga Komisariati i Policisë Nr.2, dy persona të shpallur në kërkim.

Komisariati i Policisë Nr.2 në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, gjatë orëve të fundit kapi dhe ndaloi dy persona të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit:

– M. E., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Ndaj këtij shtetasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhër për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila ka caktuar masen e sigurimit ”Arrest me burg”, për veprën penale ”Mashtrim”.

– A. S., 39 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është person i shpallur në kërkim, pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 3 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.