AKTUALITET

Pak nga vrasja e Indrit Çelajt/ Si e gjetën fqinjët punëtorin e gjakosur nga pronari shtëpisë

14:13 - 14.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pa u fashitur ende tronditja për vrasjen e punëtorit të kondicionerit Indrit Çelaj në Tiranë, nga djemtë e pronarit të vilës ku ai po punonte, një tjeter ngjarje e ngjashme ndodhi në kryeqytet. Në rrugën “Myslym Keta”  në katin e parë të një pallati u plagos me mjete të forta punëtori që po suvatonte një banesën. Autor I krimit është pronari I apartamentit




44-vjeçari Stefan Agolli, me precedent penal , i dënuar më parë për vjedhje në autobuset urbanë , kishte pak javë që ishte kthyer nga Greqia ku kishte punuar dhe tani po kryente rikonstruksionin e tualetit të banesës. 51-vjeçari Dashamir Lecini kishte marrë përsipër suvatimin e tualetit dhe shtrimin e tij me pllaka. Mbrëmjen e së premtes mes pronarit dhe punëtorit nisi një konflikt fizik pasi pronari kishte pakënaqësi për ritmin e punimeve si edhe cilësinë e tyre.  Në konflikt e sipër pronari I baneses  e qëlloi në shpinë  me mjetet e punës 51 vjeçarin Dashamir Lecini teksa ky I fundit ishte duke punuar. Kanë qenë fqinjët ata që kanë parë 51 vjeçarin të dalë i gjakosur nga banesa dhe kanë njoftuar policinë, e cila arrestoi në flagrancë autorin. Stefan Agolli akuzohet për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”. I plagosuri u transportua në spitalin e traumës jashtë rrezikut për jetën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.