AKTUALITET

Pas 1 tetorit s’pranohen ofertat e pakërkuara

18:00 - 14.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Propozimet e pakërkuara për koncesione nuk do të pranohen pas datës 1 tetor 2019. Kjo parashikohet në ndryshimet e reja në ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik/privat të publikuar në Fletoren Zyrtare pas rrëzimit të dekretit të kreut të shtetit që e riktheu ligjin në Kuvend. Dispozita e fundit e ndryshimeve, parashikojnë se autoritetet kontraktore do të vazhdojnë procedurat për shqyrtimin dhe dhënien me koncesion vetëm për propozimet e pakërkuara, të paraqitura para datës 1 tetor 2019 për të cilat është krijuar nga autoriteti kontraktues komisioni i koncesionit/PPP.




NË ligj është parashikuar edhe krijimi i një organi kolegjial, Komiteti i Përzgjedhjes së Projekteve të Koncesionit/PPP, i cili do të përzgjedhë projektet e koncesionit/PPP, të cilat do të asistohen me ekspertizë të specializuar, për hartimin e studimeve të fizibilitetit dhe/ose opone-ncën e tyre, duke i dhënë kështu një mundësi autoriteteve kontraktore që të kërkojnë mbështetje për zhvillimin e projekteve me ekspertizë të specializuar. Komiteti i Përzgjedhjes së Projekteve të Koncesionit/PPP do të koordinohet së bashku me ATRAKO-n, i cili do të analizojë kërkesat e autoriteteve kontraktuese për mbështetje me ekspertizë të specializuar dhe do t’i propozojë ato për miratim Komitetit. Në total rezulton se Shqipëria ka aktualisht 217 kontrata koncesioni/PPP. Projektligji parashikon një rol të madh monitorues e vendimmarrës të Ministrisë së Financave, me qëllim menaxhimin më të mirë të tyre e shmangien e pasojave negative që mund të ketë në ekonomi në rast keqmenaxhimi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.