AKTUALITET

Video+Foto/ 21 vite nga 14 shtatori 1998, dita kur sulmohej kryeministria dhe RTSH

10:41 - 14.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kanë kaluar 21 vite nga 14 shtatori i vitit 1998, dita kur u sulmua Kryeministria dhe Radio Televizioni Shqiptar nga mbështetës të opozitës së asaj kohe dhe ish-presidentit Sali Berisha duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë Nano. Gjithçka erdhi si revoltë për vrasjen e liderit të lëvizjes studentore Azem Hajdari.

Në një protestë të madhe kundër qeverisë, në rrugët e kryeqytetit shpërthen dhuna. Protestuesit, të drejtuar nga krerët e PD-së, sulmuan godinën e Kryeministrisë, Parlamentit dhe hynë me forcë në godinën e Televizionit Publik Shqiptar.Rreth orës 10:00 të paradites së 14 shtatorit, kryeministri njofton për një skenar destabilizues.

Një orë më vonë, kortezhi mortor, një pjesë e armatosur, drejtohet drejt Kryeministrisë. Një grup personash e çojnë arkivolin për nga dera e Kryeministrisë, ndërsa të tjerë qëllojnë me armë. Kryeministria braktiset nga punonjësit, ndërsa protestuesit sulmojnë me granatahedhës dhe bomba. Imazhet e asaj dite bënë xhiron e botës si një dëshmi e ngjarjeve të rënda.

98-10 98-8 98-7 98-6 98-5 98-4 98-3 98-1
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.