Show-Bizz

Fotot/ Bora Zemani sherr me Donaldin, ja momenti i sikletshëm i çiftit

09:55 - 19.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej muajsh është komentuar për lidhjen e moderatores Bora Zemani me aktorin Donald Veshajn. Fotot e postuar në rrjetin social Instagram kanë ngritur dyshimet që një lidhje e re të ketë lindur mes tyre. E herë pas herë ata janë kapur mat nga paparacët, teksa shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit. “Nuk ka asgjë të re në jetën time.Kur të ketë dicka, do  merrni vesh, por për momentin jam vetëm”-shprehej vetëm pak kohë më parë Bora.




auto_-640-0-5d822dc7de9a61568813191 auto_-640-0-5d822dc728c641568813194 auto_-640-0-5d822dc8b059f1568813193
<
>

Por fjalët e saj bien në kundërshtim me veprat,së fundmi Bora dhe Donald janë fotografuar së bashku në ambjetet e një lokali duke shijuar kohën e tyre të lirë. Por ashtu si duket nga këto foto, çifti, thuajse si çdo çift ka patur një moment konflikti. Moderatorja shfaqet e revoltuar në bisedimin me partnerin e saj.  E pas kësaj situate, të dy duken disi më të distancuar, teksa merren me telefonat e tyre. Edhe pse një çift i ri, duket se momentet e tensionit nuk mungojnë as për ta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.